Kapiteni i Leverkusenit flet për të ardhmen e trajnerit spanjoll: Alonso duhet të ndjekë ëndrrën, nëse dëshiron të largohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 13:57

Kapiteni i Leverkusenit flet për të ardhmen e trajnerit spanjoll: Alonso duhet të ndjekë ëndrrën, nëse dëshiron të largohet…

Çabi Alonso po bën një punë të shkëlqyer dhe është në rrugën e duhur për t’i dhuruar Bajer Leverkusenit titullin e parë në historinë e Bundesligës.

16960046439760

Falë kësaj ecurie të mirë të klubit gjerman, trajneri spanjoll është vlerësuar së tepërmi dhe është në fokusin e Liverpulit dhe Bajern Mynihut.

Kapiteni i skuadrës së Leverkusenit, Lukas Hradecki ka deklaruar se klubi nuk duhet ta pengojë Alonson nëse dëshiron të largohet në fundin e sezonit, pasi ai e ka fituar të drejtën për të vendosur vetë të ardhmen.

“Ëndrra dhe dëshira jonë është që Çabi Alonso të qëndrojë, por askush nuk ka të drejtë të debatojë me të nëse fitojmë kampionatin dhe ai vendos të largohet. Ne e shohim çdo ditë dedikimin e tij për Leverkusenin dhe sa e shijon jetën këtu. Por, mendoj se është një zotëri i vërtetë dhe do të marrë vendimin e duhur për të ardhmen. Unë e falenderoj për atmosferën që ka përçuar në skuadër, është padyshim ekipi më i mirë në të cilin kam luajtur. Kemi 18, 19 apo 20 lojtarë dhe pak rëndësi ka se kush luan në fushë. Ne kemi shumë taktika që i përdorim dhe kundërshtarët e kanë “jetën” të vështirë përballë nesh”, u shpreh 34-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"