Kaos në sfidën e Kategorisë së Dytë/ Shkelma dhe kartonë të kuq, përleshje mes lojtarëve e stafeve në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2022 | 14:37

Kaos në sfidën e Kategorisë së Dytë/ Shkelma dhe kartonë të kuq, përleshje mes lojtarëve e stafeve në…

Sopoti merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, këtë herë kundër Ilirisë me shifrat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin e Librazhdit.

Sopoti-Shkumbini

Nuk ka munguar tensioni dhe përleshjet mes lojtarëve në fushë, teksa arbitri Latifi ka nxjerrë tri herë kartonin e kuq. Ndeshja nisi me golin e Levendit për vendësit në minutën e 15-të.

Sulmuesi, pasi merr një asist nga Jugu, nuk e ka të vështirë të çojë topin në rrjetë.

Iliria reagon me disa sulme të njëpasnjëshme, por nuk arrin të konkretizojë.

Pjesa e parë mbyllet 1-0, ndërsa e dyta nis me librazhdasit në sulm dhe është Denis Mici që dyfishon shifrat, duke mbyllur çdo shpresë të miqve për pikë në transfertë.

Mici rikthehet te Sopoti si bomber, ndërsa afër fundit ka kohë edhe për një tjetër gol, këtë herë me autor Kevin Myslimin, që nuk fali përballë Locit.

Kjo ishte fitorja e dytë e Sopotit, që kryeson bashkë me Naftëtarin.

PËRLESHJA – Një ndërhyrje e ashpër e Kopaçit të Sopotit ndaj guineasit të Ilirisë, Kamara, në minutën e 33-të, sjell përplasje fizike mes dy lojtarëve, të cilët përdorin duart dhe shqelmat.

Në fushë ka kaos, pasi ndërhyjnë edhe lojtarët e tjerë, ndërsa gjyqtari i tregon të kuqin menjëherë Kopaçit dhe Limanajt, i cili erdhi për të mbrojtur Kamarën dhe u përlesh me vendësit.

Në këtë moment u ndëshkua me karton të kuq edhe zv.trajneri i Sopotit, Xhulio Jaupi, pasi ndërhyri nga pankina në zënkën mes lojtarëve.

Loja pati ndërhyrje të ashpra nga lojtarët e të dyja ekipeve, ndërsa edhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, palët kishin ende për të sqaruar në dhomat e zhveshjes.

SO (1)

LEDION QOSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"