Kampioni i Europës, Smajlaj “fundos” Begajn: Stop dopingut, po djersës dhe talentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2018 | 14:38

Kampioni i Europës, Smajlaj “fundos” Begajn: Stop dopingut, po djersës dhe talentit

Kampioni i Europës në kërcim së larti, Izmir Smajlaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” në lidhje me rastin e dopingut të peshëngritëses Romela Begaj, duke e quajtur këtë gjë si një akt zhgënjyes. Atleti shqiptar faqeson Begajn dhe bën thirrje që sportistët të ruajnë imazhin kombëtar.

romela begaj

JA ÇFARË SHKRUAN SMAJLAJ NË FACEBOOK: 

Një rast tjetër dopingu në sport dhe një tjetër dhimbje për zgjedhjen e gabuar të nje sportisti!
Në emrin tim personal, në emër të pasionit për sportin, të sakrificës së qindra sportistëve shqiptarë që krijuan sistemin e referencës së vlerave më të mira sportive, që arrihen veç me talent, stërvitje të pastër, vullnet, djersë, distancohem nga çdo akt zhgënjyes i përdorimit të substancave për arritjen e suksesit në sport!

Izmir Smajlaj kampion Europe
Ne sportistët jemi imazh kombëtar!
Ta ruajmë këtë nder e të jemi krenaria e shqipes kudo në botë!
Ta nderojmë emrin e Shqipërisë sonë ta bëjmë krenare me djersën e mundin e gjakun mbi gjunjët tona, me stërvitje të pastër, me Nder e Dinjitet në fytyrë!

STOP dopingut!
PO djersës dhe talentit!
PO stërvitjes së ndershme!

Smajlal

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"