Kampion me bardheblutë e vegjël, Devolli shpall ambicien: Nuk më iku mosha për të stërvitur Tiranën, uroj të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 21:04

Kampion me bardheblutë e vegjël, Devolli shpall ambicien: Nuk më iku mosha për të stërvitur Tiranën, uroj të…

Trajneri i fituesve të Kupës së Shqipërisë për moshën 19-vjeçare (Tirana U19) Bledar Devolli falenderoi lojtarët e tij pas fitores së finales së kompeticionit kundër Shënkollit në sfidën e luajtur sot në “Air Albania”.

tirana-kampion-me-u19

Për “RTSH Sport”, tekniku gjirokastrit përgëzoi bardheblutë e vegjël për karakterin dhe përkushtimin e treguar. Ish-trajneri i Kamzës dhe Kastriotit në sezonin e kaluar, foli dhe për ecurinë fantastike të Tiranës së Egbosë gjatë kësaj periudhe. Ai beson se një ditë do të drejtojë 24 herë kampionët e Shqipërisë.

“Finalja e fituar me Tiranën U19 – Ndihem krenar për këta lojtarë. Po luajnë një futboll që pak skuadra arrijnë. Kam parë tek kjo skuadër dëshirë dhe seriozitet të madh për të luajtur që në momentin kur mora drejtimin e saj. Ndeshjen e nisëm pak keq, por ndikuan dhe emocionet, sepse është finale. Patëm mundësi të shënonim më shumë gola.

tirana-fiton-kupen-e-shqiperise-u19-ndaj-shenkollit-3-me-2-15-1024x685

Tirana në rrugë të mbarë drejt titullit kampion – Skuadra i ka cilësitë, megjithëse pati vështirësi për të arritur deri këtu. Mendoj se jemi në rrugën e duhur për të fituar titullin. Uroj të fitojmë kampionatin që mungon prej më shumë se 10 vitesh meqë po është dhe 100-vjetori i themelimit të klubit. Asnjëherë nuk e kam fshehur qëllimin për ta stërvitur një ditë Tiranën. Nuk pata mundësinë të zgjidhesha në dy momentet që kaluan, por jam ende i ri dhe nuk më ka ikur mosha. Nuk është rastësi përderisa po fitoj trofe”, u shpreh Devolli pas fitores së Kupës së Shqipërisë me Tiranën U19.

IMG_7539-2048x1365

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"