“Kamikaz i vërtetë”, shpërthen trajneri i skuadrës së Kategorisë së Dytë: Një masakër! Arbitër i papërgjegjshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2022 | 14:44

“Kamikaz i vërtetë”, shpërthen trajneri i skuadrës së Kategorisë së Dytë: Një masakër! Arbitër i papërgjegjshëm

Veleçiku ka mposhtur Orikun me shifrat 2-0 në Koplik, duke e zbritur nga froni.

veleciku beselidhja

Ishte një ndeshje me shumë tension, për shkak të kontestimit që iu bë gjykimit të lushnjarit Zeneli nga vendësit. Nisur nga fakti që ndeshja e fazës së parë kishte përfunduar 2-0 për Orikun, në këtë takim të kthimit Veleçikut i duhej një triumf me rezultatin 3- 0 për të parakaluar rivalin, pasi aktualisht janë me pikë të barabarta (47) në tabelë.

Mirëpo, duke qenë se ndeshjet direkte mes tyre kanë përfunduar 2-0 të dyja (nga një fitore për secilën skuadër), atëherë merret parasysh golavarazhi për renditjen dhe kësisoj Oriku qëndron më lart.

Rrustemaj shënoi që në minutën e 10-të për Veleçikun. Më pas është Dibra që pengohet në zonë, por arbitri nuk jep penallti. Pjesa e parë mbyllet 1-0, ndërsa e dyta nis me golin e kapitenit Banushi.

Loja pati shumë ndërprerje dhe në fund shtatë minuta shtesë, por rezultati mbeti 2-0.

Arbitri Zeneli u kontestua gjatë për vendimet e tij, ndërsa në fund, trajneri Haris Lika, për “Panorama Sport” u shpreh:

“Kam luajtur shumë vite futboll, por ju them me bindje se kjo që ndodhi ishte një masakër nga arbitrimi. Ishte një gjyqtar i papërgjegjshëm, që kishte si mision të dëmtonte Veleçikun. Një kamikaz i vërtetë!”

SKE

BASHKIM RAMEKAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"