Ka festë në “Roza Haxhiu”, Lushnja përmbys Teutën dhe merr fitoren e parë në kampionat (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2017 | 15:54

Ka festë në “Roza Haxhiu”, Lushnja përmbys Teutën dhe merr fitoren e parë në kampionat (Video)

U mbyll me fitoren surprizë të vendasve takimi i zhvilluar në “Roza Haxhiu” mes Lushnjës dhe Teutës. Edhe pse me 100 “halle” dhe pa trajner, myzeqarët kanë surprizuar duke mundur në shtëpi skuadrën e Gugash Maganit.

cyrbja

 

U duk se fitorja do të ishte e lehtë për durrsakët kur në minutën e 3-të Dediç kaloi në avantazh Teutën. Pas këtij momentit Lushnja arriti t’i mbledhë forcat duke përmbysur rezultatin. Ishte mbrojtësi Kristi Marku, ai i cili rihapi sfidën duke barazuar me kokë në minutën e 38-të.

80

Fragmenti i parë u mbyll në barazim 1-1. Me fillimin e pjesës së dytë, Teuta pati disa raste të pastra shënimi me sulmuesin Osemenen, por pa arritur ta dërgojë topin në rrjetë. Për t’i dhuruar fitoren e parë në kampionat skuadrës myzeqare mendoi kapiteni Sefa i cili në minutën e 93-të dërgoi topin e rrjetë.
Lushnja

Fitorja e sotme e ngjiti Lushnjën në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Teuta mbetet në kuotën e 7 pikëve në 8 javë.

Sefa

MINUTE PAS MINUTE

Përfundon takimi, Lushnja-Teuta 2-1. 

93′ GOOL! Sulmuesi Fation Sefa shënon golin e avantazhit për vendasit, duke shtyre topin në rrjetë pas grushtimit të portierit Moçka, i cili e la topin në zonë. 

 

90′ Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë.

84′ Lushnja kryen edhe zëvendësimin e 3-të, largohet Canka në fushë mesfushori Ergys Alushi.

76′ Fare pranë golit Lushnja me mesfushorin Hermes Shkullaku, i cili përfiton nga vendosja jo e mirë në mbrojtje e Teutës, gjuan me të majtën nga brenda, por topi përfundon gjitur me shtyllën pingule.

74′ Zëvendësimi i dytë për Lushnjën, largohet Papa në fushë Taullau.

72′ Një tjetër mundësi për sulmuesin Osemene, por tregohet i vëmendshëm portieri Spaho, i cili del dhe zotëron topin.

64′ Zëvendësimi i tretë për Teutën, largohet nga fusha Hrkaç, në lojë Silvestër Shkalla.

62′ Zëvendësim te Lushnja largohet Pepa në fushë Shkullaku.

61′ Hila provon me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, gjuajtja përfundon mbi kuadrat.

59′ Canka provoi me një krosim në qendër për Sefën, por ndërhyn mjaft mirë mbrojtësi Hakaj, i cili largon rrezikun.

55′ Përsëri Osemene, e pabesueshme cfarë ka humbur sulmuesi, i cili i vetëm përball Spahos, ka goditur, por ky i fundit ka bërë mrekullinë duke i mohuar golin e avantazhit Teutës.

48′ Mundësi e shkëlqyer për sulmuesin Osemene të Teutës, i cili shpërdoron një rast mjaft të mirë,

46′ Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime për Teutën. Largohen Dosti dhe Cyrbja, në fushë hidhet Shehaj dhe Hila.

Përfundon pjesa e parë, Lushnja-Teuta 1-1. 

44′ Hakaj ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Endri Maganit.

38′ GOOL! Enriko Papa kroson bukur në zonë për mbrojtësin Marku, i cili me një goditje të saktë me kokë dërgon topin në rrjetë duke barazuar rezultatin. 

25′ Ndëshkohet edhe Albi Dosti me karton të verdhë për durrsakët.

22′ Hrkaç provon të befasojë portierin Spaho me një goditje nga jashtë zonës, por gjuajtja e mesfushorit ishte e gabuar.

20′ Gava dhe Osemene ndëshkohen me kartona të verdhë pas një zënke në mesfushë.

15′ Lushnja provon me Maganin, por topi gjuajtja e mesfushorit pritet nga portieri Moçka.

3′ GOOL! Krosim mjaft i bukur nga e djathta për Dediç, i cili godet saktë me kokë nga brenda zonës, duke kaluar në avantazh Teutën. 


1′ Ka nisur takimi.

Lushnja – Teuta  2-1

Marku 38′, Sefa 93′ / Dediç 3′

Lushnja: Spaho, Magani, Ruço, Marku, Mone, Gava, Papa, Bufasi, Pepa, Canka, Sefa.

Trajner: Dritan Çuko

Teuta: Moçka, Beqja, Sykaj, Hrkaç, Hakaj, Lena, Dosti, Çyrbja, Dediç, Latif, Osemene.

Trajner: Gugash Magani

Gjyqtar: Blerim Ziri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"