Josa flet për penalltinë e pretenduar të Tiranës, ja çfarë thotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2016 | 20:40

Josa flet për penalltinë e pretenduar të Tiranës, ja çfarë thotë

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa është shprehur i lumtur për paraqitjen e skuadrës së tij që arriti të regjistrojë tri pikë të vlefshme ndaj Tiranës.

Mirel-Josa-4-1“E dinim që kishim një ndeshje të vështirë. Dhe pse Tirana vinte me mungesa, ajo ka forcë sulmuese që e shfaqi edhe sot. Zhvilluam një pjesë të parë shuëm të mirë.

Por në të dytën, Tirana na kapi disa herë në kudnërsulm ku u shfaq më e rrezikshme. Me shënimin e golit kontrolluam lojën dhe na ddha qetësi. Sot kishte rëndësi për ne tre pikshi, dhe loja solide që bëri skuadra. Duhej të ishim më të qartë me Xhejmsin, më vertikalizmin në qendër. Me futjen e Renatinjos loja mori rrjedhë tjetër, ku e vendosi në vështërsi mbrojtjen e Tiranës”.

Penalltia e Tiranës

Tekniku i korçarëve pasi e risheh nëpërmjet SuperSport rastin e pretenduar për penallti nga bardheblutë, thotë se mund të ishte penallti, pasi ndërhyrja e Vangjelit ndaj Likës nga pas ishte e gabuar.

Për Partizanin

“Ne do të bëjmë punën tonë, nuk do të shohim çfarë bën Partizani”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"