“Jam ndjerë i zhgënjyer, e prisja ftesën”, sulmuesi shqiptar: Po kaloj një formë shumë të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 21:21

“Jam ndjerë i zhgënjyer, e prisja ftesën”, sulmuesi shqiptar: Po kaloj një formë shumë të mirë

Sulmuesi shqiptar, Ermal Krasniqi, është ndjerë i zhgënjyer që nuk është ftuar nga trajneri i Kosovës, Foda për dy miqësoret e muajit mars kundër Armenisë dhe Hungarisë. 

krasqini

Lojtari i Rapidit të Bukureshtit është duke kaluar një formë të mirë në kampionatin rumun. Në një intervistë të dhënë për “RTV Dukagjinin”, Krasniqi ka thënë se e priste ftesën nga përfaqësuesja e Kosovës, por nuk i mbetet gjë tjetër veçse të respektojë vendimin e trajnerit. 

“E kam pritur ftesën, por ky ka qenë vendimi i trajnerit. E respektoj. Kurdo që të jetë nevojë Kosova për mua jam i gatshëm. Deri tani nuk kam kontaktuar me trajnerin apo përfaqësues të FFK-së. Është mirë ta tregoj veten në ekipin ku po luaj dhe pastaj kur të vijë radha edhe te Kosova. Do të jap më të mirën gjithmonë.  

A jam ndjerë i zhgënjyer për mungesën e ftesës? Pak po. Tani jam në një moment shumë të mirë dhe kam statistika mjaft të mira për 9 ndeshje sa kam zhvilluar. Por ky është vendimi i trajnerit dhe e respektoj”, ka thënë Ermal Krasniqi. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"