“Jam i kënaqur me barazimin”. Josa: Sobouejll ka disa probleme, ja pse nuk luajti Ujka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 19:24

“Jam i kënaqur me barazimin”. Josa: Sobouejll ka disa probleme, ja pse nuk luajti Ujka

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, është shprehur i kënaqur me barazimin që skuadra e tij mori në Shkodër dhe shpjegoi pse ekipi kishte shfaqur vështirësi në fazën sulmuese.

bandicam 2023-11-24 19-14-17-300

“Kur futesh në një ndeshje, nuk mundesh të thuash që jam i kënaqur me pikën. Por kur sheh zhvillimin e lojës, çfarë përpjekjesh bere për të sulmuar dhe ato të kundërshtarit, unë në përgjithësi jam i kënaqur, edhe pse munguan goditjet në portë të dy skuadrave.

Për të shkuar te finalizimi duhet të zhvillojmë lojë të tillë që të shkonim te finalizimi. Duhet të kishim mbështetje më të madhe dhe të ishim më të vëmendshëm sidomos në pjesën e parë te topi i dytë ku Vllaznia ishte shumë e saktë dhe fitoi shumë dyluftime në mesfushë. Gjithashtu për t’i dhënë kohë të dy mesfushorëve që të dilnin para, duhet të punonte më mirë Sobo për mendimin tim.

Ai ka pasur disa probleme fizike, ka pasur disa. Unë këto probleme ia kam evidentuar që në ndeshjen e parë kur erdha ndaj Tiranës, aty kishte rendiment të mirë dhe i thashë që duhet të jetë më i saktë në mënyrën se si mbron topin, më i vendosur në fushë në dyluftime.

Ne donim të bënim ekonomi më të mirë loje. Kurti ka luajtur tre ndeshje me ekipin e të rinjve dhe dy herë nga 90 minuta ka luajtur edhe Kryeziu, kanë ardhur vetëm në stërvitjen e fundit me skuadrën. Duke futur edhe të tjerët të cilët kishin problemet e tyre, se nuk jemi pa probleme se edhe Melo është jashtë. Unë kam mendimin se sa i përket Ujkës, nuk ka bërë stërvitje të plotë gjatë këtyre dy javëve, ka tre ditë që është futur në stërvitje se kishte probleme. Nuk ishte i plotë në stërvitje ndaj nuk e përdora sot. Ai është shumë i nevojshëm për skuadrën. Në vijim ndeshjet janë të janë të dendura dhe duhet të ruajmë lojtarët se na kushton shumë mungesa e një lojtari për dëmtim pastaj”, tha Josa për “MCN” pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"