Ish-sulmuesi i Tiranës tregon pse dështoi transferimi në Azerbajxhan, si dhe sqaron rikthimin e Redon Xhixha në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 21:41

Ish-sulmuesi i Tiranës tregon pse dështoi transferimi në Azerbajxhan, si dhe sqaron rikthimin e Redon Xhixha në Shqipëri

Florent Hasani, la Tiranën për ta vazhduar karrierën në Rumani me Rapidin e Bukureshtit. Por së fundmi është zbardhur edhe një prapaskenë merkartoje, ku ish-sulmuesi i Tiranës mund të përfundonte edhe në Azerbajxahn por pengesë u bë pasaporta e tij.  Këtë gjë sulmuesi kosovar e ka treguar për “sportal.az”.

XHIXHA HASANI PATRIK ROBSON TIRANA

Sipas këtij sajti, Florent Hasani, është një emër i njohur për klube si Neftçi, Karabak dhe Sabah, por në fund ai përfundoi në Rumani . Në prononcimin për median azere Hasani  ka sqaruar se  pamundësia për të luajtur në Premier Ligën e Azerbajxhanit erdhi jo prej financave, por për çështje dokumentacioni.

“Po, kam pasur oferta nga Azerbajxhani, nuk ka pasur probleme me çështjet financiare, ka pasur vetëm problem me dokumentin, pasi kam vetëm pasaportë të Kosovës. Në këto kushte më kanë thënë që me pasaportë të Kosovës nuk mund të luaj në Azerbajxhan. Është e vërtetë që shumica e bashkatdhetarëve të mi kam edhe nënshtetësine shqiptare dhe mund të luajnë me pasaportën shqiptare në Azerbajxhan.

Jam shqiptar, por nuk kam shtetësinë. Nëse e marr, në të ardhmen mund të vij në Azerbajxhan. Por për momentin jam dakordësuar me Rapidin dhe meqenëse nuk ka asnjë problem pasaporte në Rumani, unë do të luaj këtu”, u shpreh ish-“bomberi” i Tiranës.

Sulmuesi 26-vjeçar ka shprehur mendimin e tij edhe për Redon Xhixhën, sulmuesin e Karabakut, me të cilin ka ka luajtur te Tirana.

“Xhixha ka nivel. Ai duhet të stërvitet më shumë për të luajtur rregullisht. Ai është një lojtar i madh. Nuk mendoj se Redoni do të kthehet në Shqipëri. Rikthimi nuk është një opsion i mirë për Xhixhën. Duhet të punosh dhe të jesh i durueshëm, pasi  do të vijë koha”, u shpreh Florent Hasani, i cili që nga viti 2019 është bërë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ku në 8 ndeshja ka shënuar një gol.

hasa

​PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"