Ish-drejtuesit e papunë kërkojnë rikthimin, ja ku mund të shkojnë Maldini dhe Masara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 9:31

Ish-drejtuesit e papunë kërkojnë rikthimin, ja ku mund të shkojnë Maldini dhe Masara

Njukasëlli është në kërkim të një drejtori të ri sportiv për sezonin e ri. Në orët e fundit, raportojnë nga Anglia se “Qymyrxhinjtë” kanë vënë në shënjestër edhe Paolo Maldinin, i cili u rrit në atë rol te Milani.

maldini masara

Ish-mbrojtësi do të ishte në garë me Hugo Viana, aktualisht te Sportingu i Lisbonës, Tiago Pinto dhe Pol Miçell, ish-Monaco dhe gjithashtu i lidhur për një rol drejtuesi te Roma. Në fakt, kjo e fundit kërkon prej kohësh edhe Frederik Masarën që ishte krahu i djathtë i Maldinit pikërisht te kuqezinjtë.

Një vit më parë dyshja drejtuese u shkarkua nga Xherri Kardinale. Aktualisht pa punë, rikthimi i tyre te Milani është përmendur si i mundshëm në rast se shumica e aksioneve kuqezi blihet nga arabët e fondit “PIF”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"