Investime në infrastrukturën e klubit, Lushnja bën gati fushën stërvitore në qytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 23:25

Investime në infrastrukturën e klubit, Lushnja bën gati fushën stërvitore në qytet

Ekipi i Lushnjës stërvitet në fushën e Plugut, rreth 3 km në veriperëndim të Lushnjës. Një fushë me bar artificial, pjesë e njësisë administrative të Golemit në Bashkinë e Lushnjës.

1

Por para dy vjetësh, bashkia e qytetit në bashkëpunim me FSHF-në nisi një projekt madhor për ndërtimin e tri fushave stërvitore, pranë stadiumit “Roza Haxhiu”. Deri tani ka përfunduar sistemimi dhe mbjellja e fushës së stadiumit “Roza Haxhiu”.

Lushnja luan në fushë të re, që nga 29 tetori i vitit të kaluar. Ka përfunduar gjithashtu edhe fusha stërvitore me bar artificial me sipërfaqe 4900 m² dhe vlerë 16,950,539 lekë. Ndërkohë, që është në rikonstruksion fusha stërvitore me bar natyral, me sipërfaqe 8030 m² dhe vlerë 13,279,123,13 lekë. Siç duket edhe nga fotot, janë duke u ndërtuar dhomat e zhveshjes.

aa bb

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"