Ide dhe dëshira, por Flamurtari s’ka garanci financiare për merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2019 | 16:30

Ide dhe dëshira, por Flamurtari s’ka garanci financiare për merkato

Flamurtari në letër është mirë, por në praktikë shumë dobët. Rikthimi i Xhevahir Sukajt, Andi Ribajt, Franc Veliut, Blerim Kotobellit, do të ishin një shpresë e madhe për kuqezinjtë në këtë situatë të vështirë.

flamurtarii

Drejtuesit kanë filluar bisedimet me këta lojtarë, por ata kërkojnë siguri financiare. Në listë është emri i ish-portierit të Flamurtarit, Adis Nurkoviç, por deri më tani nuk ka asgjë të sigurt. Mësohet se bisedimet kanë nisur me një portier shqiptar që është në Greqi, ndërsa opsion është edhe vlonjati Shpëtim Moçka.

Nga Greqia duan që të sjellin edhe një mbrojtës. Flamurtari interesohet për lojtarin e Partizanit, Ardit Hila, si dhe Realdo Filin që sezonin e fundit ishte pjesë e Luftëtarit. Vlonjatët kanë arritur akordin me Ardit Hoxhajn që do të kthehet në Vlorë, ndërsa gjërat e tjera janë ende në ajër.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"