“Ia keni marrë dorën Dedes, por ktheni logon e Flamurtarit”, Shpëtim Gjika debat me klubin pasi shpartalluan Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2022 | 21:19

“Ia keni marrë dorën Dedes, por ktheni logon e Flamurtarit”, Shpëtim Gjika debat me klubin pasi shpartalluan Dinamon

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës dhe ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, ka komplimentuar kuqezinjtë për fitoren fantastike kundër Dinamos me rezultatin 1-5. Mirëpo ai ka lëshuar edhe disa “kunja” në adresë të klubit sa i përket logos së re që është vendosur disa vite më parë, kur drejtimin e mori Sinan Idrizi.

GJIKA

Faqja zyrtare e klubit i është përgjigjur gjithashtu Gjikës me doza ironie të tipit “për cilën logo e ke fjalën”, por edhe ky nuk është tërhequr pas. Ndërkohë Gjika ka shkëmbyer batuta edhe me tifozë të ndryshëm të skuadrës vlonjate. ja debati i plotë:

KOMENTET MES SHPËTIM GJIKËS DHE FAQES ZYRTARE TË FLAMURTARIT:

SHPËTIM GJIKA: Super Flamurtar ishte sot! Lojë, gola, spektakël! PS: Vetëm riktheni logon!

FLAMURTARI F.C: Kryetar, për cilën logo e ke fjalën? Që nesër e ndërrojmë.

SHPËTIM GJIKA: Gabim në qoftë se nuk e di se për cilën logo bëhet fjalë!

FLAMURTARI F.C: Faleminderit!

SHPËTIM GJIKA: 6-3 me Tiranën!

2

1

3

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"