I shënoi Barcelonës në Champions/ Moment historik për Amir Rrahmanin, ishi i Partizanit bëhet futbollisti i parë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 22:15

I shënoi Barcelonës në Champions/ Moment historik për Amir Rrahmanin, ishi i Partizanit bëhet futbollisti i parë që…

Amir Rrahmani gjeti golin e parë në kompeticionin e Champions League. Mbrojtësi shqiptar i Kosovës që aktivizohet me Napolin shënoi në minutën e 30 ndaj Barcelonës. 

rrahmani

Një gol special ky për ish-futbollistin e Partizanit. Falë këtij realizimi, Rrahmani u bë futbollisti i parë i përfaqësueses së Kosovës që shënon një gol në historinë e Champions-it. Asnjë lojtar që është aktivizuar me Kosovën nuk kishte arritur të shënonte një gol në Champions.  

Amir Rrahmani është mbrojtësi i Serisë A që ka shënuar më shumë gola në vitin kalendarik 2024 duke marrë parasysh të gjitha garat, plot 3, më shumë se sa kishte shënuar në të gjithë vitin 2023 (dy).

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"