“I njoh cilësitë e mia, kam besim tek vetja”/ Mihana: Trajneri Çela na ka ndryshuar, nga Egnatia u largova për shkak të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2023 | 21:04

“I njoh cilësitë e mia, kam besim tek vetja”/ Mihana: Trajneri Çela na ka ndryshuar, nga Egnatia u largova për shkak të…

Sulmuesi Redon Mihana i dha fitoren Kastriotit ndaj Vllaznisë falë një goli të shënuar në minutën e 30′ të sfidës. Pas ndeshjes sulmuesi u shpreh tepër i lumtur për golin dhe se do vazhdojë të bëjë më të mirën për ekipin e tij.

fbmndd

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne, ekipi ka treguar shumë karakter këto kohë në stërvitje, kemi pasur shumë besim tek njëri tjetri sidomos pas ardhjes së trajnerit Çela i cili i ka dhënë një ritëm tjetër skuadrës. Kastrioti është vetë shembull që nuk duhet të dorëzohet vjet e ka treguar që ka qenë shumë pikë pas, por arriti të rikuperohet dhe të kapte objektivin. Jam shumë i lumtur për fitoren. Kisha shumë besim, i di cilësitë e mia, jam shumë i shpejtë dhe e dija që do e kapja atë topin. Kapiteni na tha që nuk duhet të dorëzohemi dhe të vazhdojmë kështu deri në fund. Unë u largova nga Egnatia për shkak të minutave, erdha këtu për të dhënë më të mirën, dhe pse jo të jetë trampolinë për mua. Por fillimisht duhet të arrijmë objektivin. Shpresoj që ky gol të jetë një vazhdimësi e mirë për mua, duhet të stërvitemi shumë dhe t’ja lemë të ardhmes, por unë do të bëj më të mirën për ekipin” u shpreh Mihana për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"