“I lexoj lajmet nga Torino”, Kopmainers del hapur: Do iki në verë, Juvja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 15:15

“I lexoj lajmet nga Torino”, Kopmainers del hapur: Do iki në verë, Juvja…

Teun Kopmainers është objektivi kryesor i Ju ventusit për merkaton e verës dhe më në fund, holandezi ka vendosur që të dalë hapur. 26-vjeçari do të jetë një nga asetet më të rëndësishme të dritares së transferimeve dhe vetë mesfushori ka vendosur që të dalë hapur dhe t’i japë një asist të rëndësishëm të gjitha klubeve që interesohen për të, duke nisur nga bardhezinjtë, edhe pse rreziku anglez është shumë i madh.

Kopmainers

“I kam kërkuar Atalantës që këtë verë të më shesë. Sigurisht, shpresoj që klubi të fitojë një shumë të majme nga transferimi im, por në anën tjetër mendoj se ka ardhur koha për mua që të bëj hapin e madhe të karrierës”, shprehet Kopmainers për holandezen “De Telegraaf”.

“Sezonin e kaluar më kërkonte Napoli, por të dyja klubet nuk gjetën akordin për mua. Tani i kam thënë hapur Atalantës se dua të lë Bergamon, ndonëse e kanë ata në dorë që të zgjedhin ofertën që t’u shkojë më përshtat. Këtu kam kaluar një periudhë të jashtëzakonshme dhe pa dyshim që me largimin tim dua që të shpërblej siç duhet gjithçka më kanë ofruar bergamaskët dhe Atalanta. Gjithashtu nuk dua të bëhem gënjeshtar dhe të mohoj se jam në dijeni të ofertave nga disa klube angleze, por dëgjoj dhe lexoj gjithashtu edhe lajmet për Juventusin. Nuk jam naiv që ta mohoj këto fakte dhe ajo që mund të them është vetëm se unë dhe e fejuara ime do të dëfrehemi shumë këtë verë, duke analizuar dhe studiuar të gjitha ofertat që do të na vijnë.

Kë preferoj më shumë? Do të them vetëm se për disa klube specifike angleze, jam gati që të duroj edhe shiun e shpeshtë. Por sigurisht që edhe Juventusi është një klub shumë i madh, ndaj le të presim dhe të shohim”, deklaroi Kopmainers. Por ndërsa tani i takon Juventusit që të nisë nga punë për të bindur mesfushorin holandez dhe të largojë nga koka e tij çdo tundim sado të vogël anglez, në Torino duket se blerja e parë do të jetë Felipe Anderson.

“Gazzetta dello Sport” garanton se tashmë të gjitha detajet mes palëve janë limuar, me Juven që mes bonuseve dhe pagës vjetore shifra do të prekë lehtësisht 4 milionë eurot në sezon, një numër ky që la lehtësuar dhe ka mbyllur çdo dyshim mbi afrimin e brazilianit. Sipas burimit në fjalë, 30-vjeçari mund të zyrtarizohet brenda muajit prill nga Juventusi.

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"