“I kemi mundësitë të arrijmë objektivat”, Qaqi, i bindur: Teuta e nis mbarë vitin 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 19:54

“I kemi mundësitë të arrijmë objektivat”, Qaqi, i bindur: Teuta e nis mbarë vitin 2024

Teuta e nis vitin e ri në transfertë përballë Partizanit kampion. Durrsakët tashmë kanë nisur dhe zyrtarisht përgatitjet “anti-Partizani”, ku nga sot Teuta do të merret me të kuqtë. Në një intervistë për “Panorama Sport” qendërmbrojtësi Harallamb Qaqi, shprehet se ndaj Partizanit do të jetë një ndeshje e vështirë, por ai ka besim tek ekipi i tij që do të arrijë të marrë një rezultat pozitiv në këtë premierë ndeshje.

qaqii

Si shkoi faza përgatitore dhe si e vlerësoni gjendjen e skuadrës deri tani?

Mund të them me bindje të plotë se faza përgatitore e zhvilluar këto 10 ditë në Durrës, shkoi mjaft mirë. Kemi punuar në kushte mjaft komode, dhe me dy seanca në ditë. Kemi marrë ngarkesën e plotë dhe natyrisht që kushtet ndikojnë në këtë drejtim. Lajmi i mirë është që nuk kemi pasur dëmtime dhe kështu kemi pasur mundësinë të punojmë me grup të plotë.

Nisni zyrtarisht të mendoni për Partizanin. Çfarë prisni?

Është e vështirë, e dimë. Sa i përket ndeshjes duam ta nisim pozitivisht me Partizanin, por çdo ndeshje është një histori më vete, e kemi vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe jemi në gjendje pozitive. Po shohim dhe mendojmë pozitivisht për ndeshjen hapëse të 2024-ës dhe siç e thatë edhe ju nuk është e lehtë.

Keni presion për të marrëpikë ndaj Partizanit?

Ne e dimë që në çdo ndeshje kapresion dhe në çdo ndeshjekërkojmë maksimumin. Por, jemi të qetë. Me presion shpesh ndodhin gjëra jo të këndshme. Nekemi motivimin e duhur, dhe aspakpresion. Jemi një grup i ri, kështuqë kemi durim dhe besim, porjo presion.

Kujt i druheni më shumëdhe çfarë vlerësoni mëshumë nga kundërshtari?

Partizani ka një ekip shumë cilësor dhe 11 lojtarë shumë cilësorë,por dhe ne nuk jemi për t’u nënvlerësuar. Ekipi i ka mundësitëqë nga ndeshja në ndeshje tërrisë performancën. Kemi lojtarëcilësorë dhe që duan me patjetërtë bëjnë sukses.

Deri ku mund të shkojëskuadra këtë sezon?

Jemi ende herët për të dhënëverdikte, ku mund të arrijmë.Tani nisi faza e ndeshjeve mëtë vështira të kampionatit. Napresin ndeshje të vështira, porunë mendoj që do t’i arrijmëato objektiva që kemi, pasikemi shumë ndeshje përparadhe shpresojmë ta mbyllim mesukses.

ZAMIR QYPI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"