”I kemi dhënë Shqipërisë personalitet”, Zabaleta tregon për faqen e Mançester Sitit eksperiencën e tij si kuqezi: Europiani është një ëndërr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 22:03

”I kemi dhënë Shqipërisë personalitet”, Zabaleta tregon për faqen e Mançester Sitit eksperiencën e tij si kuqezi: Europiani është një ëndërr

Pablo Zabaleta është krahu i djathtë i trajnerit Silvinjo në drejtimin e Shqipërisë. Një lidhje pune, e krijuar pas asaj miqësore të nisur në edicionin e vetëm kur të dy ishin pjesë e Mançester Sitit. Një klub ku Zabaleta ka luajtur për pjesën më të madhe të karrierës dhe ku ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij.

zabaleta

Pikërisht në një intervistë të dhënë për faqen e klubit anglez, zëvendëstrajneri i Shqipërisë u është kthyer atyre viteve, ciklit aktual fitues nën drejtimin e Pep Guardiolës, por edhe eksperiencës së tij te Shqipëria dhe lidhjes që ka krijuar me Silvinjon.

“Që kur lashë futbollin e luajtur, kisha dëshirën që të kthehesha në futboll. U shfaqën disa mundësi të tjera, por e vërteta është që ishim sistemuar mirë në Barcelonë me familjen dhe puna me një Kombëtare të jep mundësinë që të mos jesh në mënyrë të vazhdueshme në një vend.

Njohja me SIlvinjon? Ai vinte nga Barcelona për një vit, ishte praktikisht në fundin e karrierës, në moshën 35-vjeçarem unë isha shumë i ri, 23. Më pëlqente të shkoja në stërvitje herët, një orë e gjysmë para të tjerëve, për t’u ushqyer dhe për të qenë i përgatitur. Ai ishte gjithashtu nga ata që shkonin më shpejt në stërvitje. Kur kalon kohë me një person dhe krijon një ndjesi të mirë, krijuam një miqësi të mirë, një lidhje të fortë.

Kemi krijuar një lidhje të fortë përtej kombësive tona, ndajmë këtë miqësi dhe një dëshirë për futbollin që na mundëson të punojmë bashkë. Mundësia ime e parë për të punuar në këtë zanat, përkoi me një peron me të cilin kam kaluar kohë si futbollist.

Eksperienca te Shqipëria është shumë pozitive deri tani. Kemi bërë të mundur që ekipi të konkurrojë mirë, duke i dhënë personalitet.

Europiani është një ëndërr. Për këtë vend, është hera e dytë në histori. Shqipëria nuk është një shtet që ka qenë vazhdimisht në kompeticione të mëdha, do të jetë një eksperiencë unike për ne dhe gjithashtu për këtë shtet. Një Europian apo një Botëror gjithmonë të vendosin në vëmendje dhe sidomos këtë vend i cili është në fazë rritje”, tha ndër të tjera Zabaleta në rrëfimin e tij për faqen e klubit anglez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"