I karikuar nga fitorja ndaj Atletikos, Levandovski i vë syrin Champions: E eliminojmë PSG-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 12:53

I karikuar nga fitorja ndaj Atletikos, Levandovski i vë syrin Champions: E eliminojmë PSG-në

Fitorja 3-0 ndaj Atletico Madrid ka karikuar skuadrën e Barcelonas, e cila mezi pret të rikthehet në fushë. Nëse në La Liga fitimi i titullit kampion duket i vështirë, pasi katalanasit janë -8 pikë nga Real Madrid, një objektiv ia rritshëm është triumfi në Champions League.

lewandowski

Skuadra do të jetë pushim për shkak të kombëtareve, por sulmuesi polak Robert Levandovski gjen momentin për të thumbuar rivalët e PSG në çerekfinalet e Champions. Ai është i sigurtë se spanjollët do ta fitojnë përballjen me francezët, ndaj paralajmëron PSG.

“Kush do të kualifikohet? Jam i sigurt se do të luajmë në maksimumin tonë, duke dhënë gjithçka, duke pasur rëndësi në pamjen tonë në krahasim me atë që treguam kundër Napoli. Jam i sigurt që do të shkojmë në gjysmëfinale. Te PSG nuk është vetëm Kilian Mbape kampion, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë të fortë. Po mendoj, për shembull, Osman Dembele dhe kjo do të jetë një ndeshje shumë emocionale edhe për të. Nuk e mohoj që do të ketë rivalitet të madh, por jemi gati për betejë”, tha sulmuesi polak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"