Humbi në miqësoren ndaj Tiranës, trajneri i Ilirisë: Ekipi më pëlqeu, duam të afrojmë mesfushorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2023 | 16:16

Humbi në miqësoren ndaj Tiranës, trajneri i Ilirisë: Ekipi më pëlqeu, duam të afrojmë mesfushorë

Afrim Deliu, trajneri që drejton ekipin e Ilirisë së Fushë-Krujës, në fund të ndeshjes së djeshme foli për takimin me Tiranën. Ai vlerësoi skuadrën e tij për paraqitjen që bëri ndaj bardhebluve.Collage Maker-17-Aug-2023-04-13-PM-8600

“Në pjesën e parë isha më shumë i kënaqur, pasi u kërkuam lojtarëve dhe skuadrës vendosje. Jam i kënaqur me vendosjen në fushën e lojës. Luajtëm mirë edhe pse përballë kishim Tiranën që është një nga skuadrat më të mira të Superiores dhe është e vështirë që të luash me ta. Djemtë dhanë maksimumin, detyrat u plotësuan dhe të dyja linjat punuan mirë”, deklaroi Deliu.

Trajneri i Ilirisë la mundësinë e hapur për afrimin e lojtarëve të rinj në ekip.

“Merkatoja është ende e hapur. Kam folur me presidentin dhe kemi shpresë që të afrojmë edhe dy-tre lojtarë, sidomos në repartin e mesit të fushës”, deklaroi në fund të ndeshjes Deliu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"