Hugo largohet nga Tirana, zbardhen prapaskenat

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shkurt 26, 2016 | 9:49

Hugo largohet nga Tirana, zbardhen prapaskenat

Historia përsëritet, por këtë herë nuk do të ketë kthim pas. Hugo Almeida largohet zyrtarisht nga Tirana. Dje sulmuesi brazilian ka tërhequr edhe lejen e kalimit nga klubi, duke shpallur kështu para kohe “divorcin”.almeidaProblemet në gju që ka shfaqur prej ditësh (madje në tri ditët e fundit ai nuk është dukur fare as në stërvitje) janë shoqëruar me “krisje” dhe prishje marrëveshjeje.

Burime të sigurta pranë drejtuesve konfirmuan për “Panorama Sport” lajmin, duke shpjeguar ndër të tjera faktin që në kontratë ai kishte një klauzolë, e cila i jepte të drejtën që të ikte, ose ta hiqnin, në rast se do të shfaqte shqetësime në gjurin që kishte operuar.

Mjafton të kujtojmë kohën kur ai erdhi, gjatë të cilës u lakua ndjeshëm fakti që kishte probleme fizike, ndaj edhe firma mbeti prej ditësh pezull. Me sa duket kur kanë nënshkruar, kanë shtuar në kontratë pikërisht këtë pikë, që lejon “divorcin” e parakohshëm.

Megjithatë, ky është versioni që del nga klubi dhe nga përfaqësuesit e vet lojtarit. Por ekziston mundësia që braziliani ta ketë “përdorur” dëmtimin e tij për të marrë lejen e kalimit, pasi ka një tjetër ofertë.

Megjithatë, kjo do të vërtetohej lehtësisht nëse ai do të firmosë me një tjetër klub pa kaluar shumë kohë. “Telenovela” e brazilianit duket se ka pasur një tjetër episod.

Edhe pse u mendua që gjithç- ka do të mbyllej me atë gol që ai realizoi në Laç, e kundërta ndodhi. Vetëm 19 ditë pas largim-rikthimit, emri i tij rishfaqet në skenë në listën e firove. Almeida ka ndjekur udhën e patriotit të tij Gilberto Fortunato, duke e “braktisur” Tiranën gjatë garës.

Kujtojmë që asokohe 27- vjeçari u largua nga kryeqytetasit në fillim të nëntorit, pasi kishte luajtur vetëm 8 ndeshje dhe pa shënuar asnjë gol. Ndërsa Almeida ikën pas 3 ndeshjeve si bardheblu dhe vetëm me një gol të shënuar. I shoqëruar nga Marselo Troisi, i cili në fakt është edhe personi që ka ndërmjetë-






www.minuta90.com