Historia speciale/ “Mrekullia gjermane” e Realit nisi me … Karlon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 23:15

Historia speciale/ “Mrekullia gjermane” e Realit nisi me … Karlon

Tifozët më të rinj të Realit të Madridit ndoshta nuk e mbajnë mend, por ka qenë një kohë që tifozët më të vjetër e kujtojnë ende, kur përballja e Realit me një klub gjerman në Europë ishte sinonim i vuajtjes. Dhe në shumë raste pothuajse sinonim i eliminimeve.

ANCELOTI

Për Madridin dekada 1970-1980 e shekullit të kaluar, ndeshjet kundër skuadrave gjermane ishin më të vështira se një vizitë te dentisti, e cila shpesh përfundonte me të bardhët të mpirë. Midis vitit 1967 (dueli në Kupën e Kampioneve kundër Mynih 1860) dhe vitit 2013, kur filloi rruga për “La Décima” (Championsi i dhjetë), Reali mblodhi shumë rrënoja kundër ekipeve gjermane. Ata humbën tetë nga 18 kualifikueset me klubet gjermane, ose 44% si ndaj askujt tjetër në Europë. Megjithatë, duke filluar nga sezoni 2013-2014, situata ndryshoi rrënjësisht.

Në vitin e parë të Ançelotit në krye të stolit të Madridit dhe me Zinedin Zidan si asistent, Madridi nisi një sërë suksesesh të panumërta ndaj skuadrave gjermane që vazhdojnë dhe aktualisht, ku viktima gjermane më e fundit për ekipin e bardhë është bërë Lajpcigu i eliminuar në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve. Kualifikimi përballë Lajpcigut ishte i teti radhazi për Realin ndaj skuadrave gjermane, një fakt që dekada më parë do të dukej si shaka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"