Herri Kejn shkatërron rekordet e Bundesligës, anglezi shënon si askush tjetër në historinë e turneut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 20:24

Herri Kejn shkatërron rekordet e Bundesligës, anglezi shënon si askush tjetër në historinë e turneut

Heri Kejn ka treguar te Bajern Mynih se mund të bëjë shumë mirë rolin që kishte dikur Robert Levandovski, atë të bomberit të pandalshëm para portave kundërshtare. Këtë po e vërteton që në sezonin e tij të debutimit në futbollin gjerman.

kejn

Në fitoren 8-1 ndaj Mainc në ndeshjen e sotme, Kejn tundi tre herë rrjetën e portës kundërshtare, duke treguar një formë të jashtëzakonshme. Ky ishte tregolëshi i tij i katërt në këtë sezon në Bundesligë, duke u bërë i pari futbollist në historinë e saj që e arrinte një shifër të tillë që në edicionin e debutimit.

Gjithashtu, ai u bë lojtari i parë i cili shënonte 2 apo më shumë gola në 8 ndeshje të ndryshme në sezonin e parë në Bundesligë, duke thyer rekordin që ndante me Uve Zeler, Fridhelm Konietzka dhe Toni Polster.

Kështu, ai arriti shifrën e 30 golave në sezonin e tij të debutimit, shifër e regjistruar më parë vetëm nga Uve Zeler në edicionin e parë të Bundesligës në edicionin 1963-1964.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"