Herri Kejn futet “shkes” te drejtuesit e Bajernit për të mbajtur Tuhelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 11:16

Herri Kejn futet “shkes” te drejtuesit e Bajernit për të mbajtur Tuhelin

Herri Kejn ndoshta është i vetmi futbol list në radhët e Bajernit të Mynihut që ka ende besim të plotë te Tomas Tuhel dhe një ndjesi i e tillë kthehet pa dyshim edhe nga trajneri gjerman, siç tregojnë komplimentet që ai i ka gjithmonë pa doganë për anglezin.

Harry-Kane-and-Thomas-Tuchel-

Por teksa ai tashmë e ka marrë “urdhrin e shkarkimit” në fund të këtij sezoni, për Tomas Tuhelin mund të ketë edhe 1 për qind shanse që gjithçka të përmbyset. Dhe ai që mund ta bëjë këtë, ose më saktë ka tentuar që pas fitores 8-1 ndaj Maincit është pikërisht 30-vjeçari britanik. Sipas asaj që raporton “TZ”, Herri Kejn, ka kërkuar një takim kokë më kokë me drejtuesit e Bajernit të Mynihut, për të kuptuar nëse vendimi për të ndryshuar mendim për Tomas Tuhalin mund të jetë i mundur.

Fakti që bomberi anglez ndihet shumë komod me 50-vjeçarin dhe pas largimit të tij ka frikë se shumë gjëra mund të ndryshojnë edhe për të. Fakti që Tuhel ka ditur të ndërtojë dhe të përmirësojë me kohën një skuadër që lëviz rreth Kejnit është diçka shumë pozitive, siç tregojnë edhe 30 golat e shënuar nga biondi i Bajernit të Mynihut, kështu që një ndryshim, në një moment ku duket se edhe skuadra ka ndryshuar ritëm, mund të jetë një vendim i duhur, pas një lufte të gjatë mediatike, jo vetëm nga gazetarët e opinionistët, por shpesh edhe nga disa prej lojtarëve të skuadrës.

Gjithsesi, pavarësisht faktit se Herri Kejn ka një peshë shumë të rëndësishme në klub, duke parë edhe investimin e jashtëzakonshëm të bërë për të, prej 100 milionë eurosh, duket se presidenti Hainer dhe akoma më shumë ai i nderit, Uli Hënes, që ka sërish një peshë në vendimet e tij, duket se janë skeptik dhe nuk mendojnë se shkarkimi i Tuhelit në fund të sezonit mund të anulohet, edhe pse Kejn e ka kërkuar zyrtarisht atë.

Ndoshta, nëse Bajerni i Mynihut fiton Ligën e Kampioneve dhe deri në fund të sezonit vazhdon që të ofrojë të njëjtat paraqitje si ajo me Maincin, mbase vetëm atëherë diçka në rangjet drejtuese mund të ndryshojë, por jo pa marrë edhe mendimin e titullarëve që bëjnë ligjin në dhomat e zhveshjes, si Tomas Myler e Manuel Nojer.

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"