Hap fals i Shkëndijës dhe Shkupit, kryesimin në Maqedoninë e Veriut e merr… Struga e Duros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 20:56

Hap fals i Shkëndijës dhe Shkupit, kryesimin në Maqedoninë e Veriut e merr… Struga e Duros

U luajtën ditën e sotme 6 duelet e vlefshme për javën e 22-të të elitës së futbollit maqedonas, teksa fati i buzëqeshi Strugës së Shpëtim Duros, që rrëmbeu kreun, pas hapave false të Shkëndijës dhe Shkupit. 

STRUGA

Struga triumfoi në shtëpi përballë Makedonija GP me rezultatin 2-1 falë golave të Shabanit dhe Radeskit, ndërkohë që për miqtë shënoi Aliji.  

Në duelet e tjera si Shkëndija ashtu dhe Shkupi regjistruan të dyja barazime pa gola, respektivisht përballë Brera Strumicës dhe Bregalnica Stip.  

Për sa i përket sfidave të luajtura ditën e sotme, Tikvesh dhe Vardar triumfuan minimalisht në shtëpi, teksa Voska Sport nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Gostivar. Pas 22 javësh renditja kryesohet nga Struga me 45 pikë, që ndiqet nga Shkupi me 44 dhe Shkëndija 43.  

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"