“Ndizet” Elbasani, rikthehet Kotorri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2013 | 13:39

“Ndizet” Elbasani, rikthehet Kotorri

KotorriElbasani ka startuar dje zyrtarisht përgatitjet në kuadër të sezonit të ri futbollistik. Të pranishëm në seancën e parë ishin 27 lojtarë, një pjesë e mirë e të cilëve vinin edhe nga ekipi i të rinjve. Nuk mungonin në fakt as prurjet e reja, që fillimisht kanë ardhur vetëm për të kryer disa ditë stërvitje. Ra në sy mungesa e katër “senatorëve”: Dalipi, Bylykbashi, Kuçi dhe Roshi, por mungesa e tyre ka lidhje me pushimet që po bëjnë dhe pritet që gjatë ditëve në vijim ata t’i bashkohen klubit. Kanë qenë gjithashtu tre lojtarë të pranishëm në ditën e parë të stërvitjes, të cilët sezonin e kaluar nuk kanë qenë pjesë e Elbasanit, si Elvis Kotorri, Mateos Toçi dhe Damjano Sopjani.
Laze – I pranishëm në këtë seancë ka qenë edhe presidenti i klubit, Arben Laze, i cili përpara nisjes së saj ka pasur një bisedë të shkurtër me të tijtë. Ai u ka bërë me dije se këtë sezon Elbasani duhet të ngjitet medoemos në Superiore. “Siç e patë edhe vetë, ne startuam përgatitjet për këtë sezon dhe kemi menduar që në ditët në vijim të bëjmë një fazë përgatitore jashtë Elbasanit, aty ku temperaturat janë më të ulëta. Po shohim dy pista, atë të Gjinarit dhe të Maqedonisë. Superiorja për ne është një detyrim kësaj here dhe unë jam i bindur që ky objektiv do të arrihet me patjetër. Për këtë arsye kemi menduar të bëjmë edhe merkato. Emrat që kanë qarkulluar këto ditë nëpër media janë të vërtetë, por prisni edhe ndonjë surprizë të këndshme. Disa futbollistë ne do t’i dërgojmë huazim në skuadra të tjera të prefekturës”, – ka përfunduar Laze.
VLADIMIR MEMA

Lojtarët e pranishëm në stërvitje
Eriol Merxha
Marsid Dushku
Orgest Gava
Ganjol Kaçuli
Emiljano Musta
Shkëlzen Ruçi
Jurgen Dosti
Aldo Bella
Domeniko Ibrahimi
Jurgen Lleshi
Elton Fero
Eduart Myftarago
Ervis Kapja
Elvis Kotorri
Mateos Toçi
Damjano Sopjani
Endri Duka
Eri Lamçja
Xhulio Jaupi
Sotir Bezhani
Besjan Gjini
Jurgen Elezi
Klaus Gjorga
Romario Bajrami

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"