Gnabri i jep zemër skuadrës: Bajern, tani nis sezoni ynë i vërtetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 20:25

Gnabri i jep zemër skuadrës: Bajern, tani nis sezoni ynë i vërtetë

Serzh Gnabri është rikthyer të shkëlqejë së bashku me Bajernin e Mynihut në fitoren 8-1 ndaj Maincit dhe sulmuesi është nga ato armë që trajnerit Tomas Tuhel i kishte munguar në pjesën më të madhe, duke qenë se 28-vjeçari është nga ata futbollistë që di të “qepë” mesfushën me sulmin në një mënyrë perfekte:

gnabri

“Jemi të lumtur që nga Lacio e në vazhdim kemi treguar një tjetër ritëm dhe mbi të gjitha që skuadra po tregon se tashmë ka gjetur vetëbesim. Duke nisur nga unë i pari, sepse e vërteta është që kam kaluar një sezon shumë të turbulluar prej dëmtimeve, por tani ndihem mirë dhe mund të jap edhe unë kontributin tim.

Fatkeqësisht e dimë që situata për titullin në Bundesligë është komplikuar falë nesh, por kemi ende Champions-in për të synuar dhe pas këtyre fitoreve të fundit besoj se mund të nisë një sezon më vete, ndoshta sezoni i vërtetë për këtë Bajern”, tha Gnabri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"