Gjykata braziliane konfirmoi dënimin me 9 vite, Robinjo arrestohet dhe dërgohet në burgun e të famshmëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 14:34

Gjykata braziliane konfirmoi dënimin me 9 vite, Robinjo arrestohet dhe dërgohet në burgun e të famshmëve

Në Itali u dënua me 9 vite burg, në Brazil po kështu iu ekulivalentua kjo masë penalizimi. Ishte pikërisht Gjykata e Lartë e Brazilit e cila konfirmoi dënimin ndaj Robinjos.

robinjo

Dhe ish-sulmuesi brazilian i Milanit, Real Madridit, Mancester Siti është arrestuar nga policia federale dhe është transferuar në burgun “Tremembé”. Mediat kryesore të Amerikës së Jugut e raportuan këtë lajm. Kompleksi i burgjeve “Tremembé” ndodhet në brendësi të shtetit të Sao Paulo dhe njihet si burgu i të famshëmve.

Në fakt, në këtë burg dërgohen persona të dënuar për krime që kanë pasur pasoja të rënda në opinionin publik dhe që do të rrezikoheshin në burgjet e tjera. Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Milanit dhe pesë bashkëkombës të tij e detyruan “viktimën” e tyre (një vajzë të re shqiptare, që e takuan në një festë ditëlindjeje në Milano) të pinte “deri në atë pikë, sa e lanë pa ndjenja dhe të paaftë për të mbrojtur veten”. Më pas kishin kryer marrëdhënie seksuale me të, madje edhe në grup.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"