Gjimshiti kapiten dhe Bajrami titullar, zbuloni notat dhe statistikat e futbollistëve të Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 0:12

Gjimshiti kapiten dhe Bajrami titullar, zbuloni notat dhe statistikat e futbollistëve të Kombëtares shqiptare

Berat Gjimshiti dhe Nedim Bajrami u aktivizuan titullarë në duelin mes Atalantës dhe Sasuolos, që përfundoi me shifrat 3-0 për bergamaskët. Vlen të theksohet fakti se Gjimshiti ishte dhe kapiten i zikaltërve në këtë sfidë, duke qëndruar në fushë gjatë gjithë takimit, ndërkohë që Bajrami u largua në minutën e 60-të. 

gjimshiti bajrami

Kapiteni i Kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 7.4, ndërkohë që mesfushori kuqezi me notën 6.9 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.  Për sa i përket statistikave, Gjimshiti fitoi 7 nga 11 duelet me kundërshtaret, teksa bllokoi 2 gjuajtje si dhe realizoi 2 pasime kyçe.  

GJIMSHITI DHE BAJRAMI SOFA

Ndërkohë që në krahun tjetër, Bajrami krijoi një shans për shënim, teksa e preku topin 39 herë.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"