“Gjici dhe Kapllanaj kanë lidhje me futbollin sa Skënderbeu me internetin”, trajneri i njohur: Na i vodhën Kupën për t’ia dhënë Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2021 | 23:32

“Gjici dhe Kapllanaj kanë lidhje me futbollin sa Skënderbeu me internetin”, trajneri i njohur: Na i vodhën Kupën për t’ia dhënë Laçit

Trajneri Naxhi Shensoji është i njohur për Superioren, pasi në vendin tonë ka drejtuar skuadrën e Bylisit dhe Kukësin. Megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi, Shensoji nuk i ka kursyer kritikat ndaj dy ish-presidentëve të tij, Besnik Kapllanajt dhe Safet Gjicit. Në “RTK”, trajneri kosovar është shprehur se disa presidentë në Shqipëri nuk kanë lidhje me futbollin.

pjimage (62)

“Unë e kam transmetuar filozofinë e futbollit jugosllav dhe për këtë duhet të flasim me argumente. Kjo është njëra ndër arsyet përse ndoshta në Shqipëri xhelozojnë. Atje nuk i duan trajnerët nga Kosova, unë isha i pari dhe me gjasa kam mbetur i fundit, pasi që askush më tjetër nuk ka shkuar. Të dish dhe të duash janë dy gjëra krejtësisht të kundërta.

Ata që financojnë në klubet sportive në Shqipëri, janë si Skënderbeu me internetin. Shembull Safet Gjici i Kukësit dhe Besnik Kapllanaj i Bylisit, nuk kanë lidhje me futbollin dhe janë shumë larg tij. Kam arritur në finale me Bylisin, një skuadër jo shumë e madhe, por që arriti një sukses të madh. Në finale ndaj Laçit, arbitrat na vodhën ndeshjen dhe këtë mund ta them lirisht. Që nga ajo kohë, skuadra e Bylis asnjëherë më nuk pati këso sukses.“, tha Shensoji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"