Gatuzo kritikon sulmuesin e tij: Më shumë respekt për fanellën e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 18:55

Gatuzo kritikon sulmuesin e tij: Më shumë respekt për fanellën e Milanit

Andre Silva duket se po kalon momente të vështira në Itali, teksa kanë kaluar 4 muaj dhe ai ende nuk ka shënuar asnjë gol me fanellën e Milanit në Seria A. Trajneri Gatuzo ka kritikuar paraqitjet e tij të dobëta dhe i ka kërkuar sulmuesit më shumë respekt për fanellën e Milanit.

andre silva

“Të gjithë i dimë aftësitë e tij. Me Portugalinë shënon gjithnjë, por kur luan me Milanin duhet të bëjë më shumë. Kur vesh fanellën e Milanit, duhet ta respektosh atë” , tha Gatuzo për mediat italiane.

gatuzo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"