“Futbollistët e mirë nuk duan kohë”, Josa i zhgënjyer: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2021 | 18:41

“Futbollistët e mirë nuk duan kohë”, Josa i zhgënjyer: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Laçit

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, foli pas humbjes ndaj Laccit në “Elbasan Arena”, ku analizoi këtë përballje, teksa nuk preferoi të fliste për penalltinë e akorduar në favor të kurbinasve.

bandicam 2021-03-03 18-32-51-429

“Problemi është që nuk duhet të shkojmë direkt te ai rast. Janë njerëzit e tjerë që merren me këto probleme. Unë do ta komentoja ndeshjen e sotme në një mënyrë të tillë që nuk bëmë një pjesë të parë të mirë. Humbëm shumë topin dhe na zunë në kundërsulme. Ky ishte gabime si dhe mosvendosja mirë në pozicione. Nuk bëmë gjë përpara as në veprimet sulmuese. Në pjesën e dytë, skuadra u shpreh shumë mirë. Në momentin më të mirë tonin u goditëm me penalltinë që dha arbitri.

Ndikon ana psikologjike. Skuadra u ngarkua mbas pësimit të golit. Pësuam gol nga hiçi nga një vendosje jo e mirë. Ky ishte një moment që Laçi e shfrytëzoi shumë mirë. Unë mendoj që pjesa e dytë ishte një tablo komplet tjetër. Gjë që nuk më pëlqen.

Ana psikologjike e një skuadra ngrihet nëpërmjet mënyrës se si komunikon me lojtarët. Nuk është stafi teknik pati ndonjë reagim të keq në momentin e pësimit të golit. Thjesht janë momente që lojtarët duhet t’i kapërcejnë vet, më tepër te personaliteti që mund të kenë këto futbollist. Nuk mund të themi asnjëherë që janë futbollistë të mirë që duhan kohë. Futbollisti i mirë luan siç kemi rastin e mesfushorit Mate që e luan futbollin shumë drejtë”, u shpreh Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"