Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur i Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 9:37

Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur i Laçit

Një ditë e zezë për futbollin ajo e djeshmja. Ish-futbollisti i Laçit, Kujtim Dauti, është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, në moshën 52-vjeçare.

75562_1543178635710330_5680214062935995069_n

Sulmuesi i viteve 90-të të skuadrës kurbinase ndodhej në Greqi, ndërsa dje paradite nuk arriti të përballonte dot një atak vdekjeprurës. Humbje e madhe për familjen, miqtë, ish-kolegët, Laçin dhe futbollin shqiptar në tërësi. Trupi i 52-vjeçarit pritet që të vijë sot drejt Tiranës për t’u përcjellë më pas për në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes, në Laç.

Një vdekje e parakohshme që ka lënë një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit që e njohën nga afër apo ata mijëra tifozë që e mbështetën së bashku me Laçin në stadiumet shqiptare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"