Furlani: Bilancet e Milanit i bëjmë në fund, Ibra kampion edhe si drejtues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 12:12

Furlani: Bilancet e Milanit i bëjmë në fund, Ibra kampion edhe si drejtues

Xhorxho Furlani ka folur lidhur me situatën e Milanit duke na dhënë mendimin e tij. Administratori ka lënë të kuptohet qëndrimi i Piolit, megjithatë një eleminimin nga Roma pas një jave mund të ndryshojë rishtazi kartat në tavolinë.

furlani-ibra-pioli

ECURIA – “Pothuajse të gjithë janë kthyer nga lëndimet dhe më duket se në muajt e fundit kemi gjetur mekanizmat e duhur. Bilancet në çdo klub bëhen në fund. Kaq mund të them. Të tilla tema mund t’ju përgjigjen më mirë Monkada, Zlatan ose trajneri”.

IBRA – “Është gjithmonë e rëndësishme të kesh Zlatani dhe rëndësia e tij në qasjen e këtyre ndeshjeve është gjithmonë e veçantë pavarësisht se nuk është pjesë e skuadrës. E kam thënë gjithmonë se ai sjell shumë gjëra. Ibra ishte një kampion i madh në fushë dhe po tregon se është i tillë edhe si menaxher”.

LIGA E EUROPËS – “Milani argëtohet shumë duke luajtur ndeshjet evropiane. Entuziazëm i madh dhe një atmosferë e bukur, si zakonisht tifozët tanë janë të mrekullueshëm. Presim një ndeshje të mirë edhe në Romë”.

KARDINALE – “Xherri është shumë entuziast, gjithmonë shumë i përkushtuar ndaj nesh për të parë të tashmen dhe të ardhmen, të rritemi dhe të bëjmë mirë”.

BILANCI – “Ne fokusohemi te e tashmja, kemi edhe disa ndeshje të rëndësishme deri në fund të sezonit dhe duam ta mbyllim sa më mirë mirë. E tashmja është e ardhmja, le të fokusohemi te djemtë tanë”.

MERKATO – “Vitin e kaluar kemi bërë shumë ndryshime, kjo verë sigurisht që do të jetë ndryshe. Le të kënaqemi me lojtarët e sotëm. Nëse ka disa shtesa për t’u bërë, nuk do të kemi probleme. Çdo vit duhet të krijojmë një ekip konkurrues që të përpiqet të fitojë. Nuk mund të kesh sukses çdo vit, por ne përpiqemi vitin e ardhshëm”

ZIRKZE – “Më thoni diçka ju që e keni parë duke luajtur”. (qesh)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"