Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 14:20

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjava që sapo lamë pas ishte pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

tuci

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka bërë vlerësimet për legjionarët që kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre këtë fundjavë në kontinentin e vjetër.

I pari në këtë renditje është Indrit Tuci, i cili vlerësohet me notën 8,2, ku ka shënuar dhe ka dhuruar asist për ekipin e tij Lokomotiva e Zagrebit ndaj Hajdukut të Splitit.

I dyti është renditur portieri i Kombëtares shqiptare, Elhan Kastrati, i cili vlerësohet me notën 7,5, ku ka ruajtur portën e paprekur me Çitadelën në duelin ndaj Peruxhias.

I treti është renditur Andreas Ndoj, i cili vlerësohet me notën 7,4, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me fanellën e Olimpiakosit.

I katërti është renditur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili është vlerësuar me notën 7,3, ku ka spikatur me paraqitjet e tij me Rajo Vajekanon në ndeshjen kundër Seviljës.

I pesti është renditur, sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj, i cili është vlerësuar me notën 7,3, teksa ka shënuar gol me fanellën e Keçiorengyçy ndaj Tuzlasporit.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR, “SOFA SCORE”

312624457_1762307950797377_9087706270852800847_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"