FOTO/ Fund me sherr te Flamurtari-Tërbuni, drejtori i pukjanëve kapet me trajnerin e vlonjatëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2022 | 14:41

FOTO/ Fund me sherr te Flamurtari-Tërbuni, drejtori i pukjanëve kapet me trajnerin e vlonjatëve

Flamurtari mund 3-0 Tërbunin dhe i merr vendin e tretë. Vlonjatët u mjaftuan me një autogol të Migen Metanit që në pjesë të parë, si edhe golat e Mateos Iakovellit dhe Lejdi Liçajt në fund. Pukjanët pësojnë të parën humbje në kampionat, duke dorëzuar edhe “podin”.

TENSIONI TE FLAMURTARI-TERBUNI (1)

NDESHJA – Kuqezinjtë e kanë kërkuar fitoren qysh në startin e ndeshjes, por në të 16-ën do të shënonin. Në ndihmë u vjen Metani i Tërbunit, që në vend të hiqte topin, e shtyn drejt portës së Vatës dhe ka autogol.

Vlonjatët kërkojnë të dyfishojnë, por finalizimi mungon. Miqtë duan barazimin, por nuk çajnë dot dhe kjo sjell acarimin e Alcanit. Trajneri u kërkon të tijve të jenë më agresivë.

Braziliani Juri ka një mundësi të mirë në fund të pjesës së parë, por gjuajtjen e çon mbi tra. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë hyjnë në fushë në kërkim të golit. Një gjuajtje e fuqishme e Flores përfundon mbi tra.

Xhonatan ka një mundësi të mirë shënimi në vijim vetëm për vetëm me Vatën, por portieri neutralizon rrezikun. Flores shërben bukur për Iakovellin, por është Vata që pret në kohë.

Mbaba nuk lejohet që të hyjë në fushë si zëvendësues dhe merr kartonë të verdhë pasi kundërshton gjyqtarin e katërt. Gjithçka lidhet me një problematikë në fanellën e lojtarit.

TENSIONI TE FLAMURTARI-TERBUNI 3 (1)

Tërbuni duket i dorëzuar, teksa nuk është aspak i qartë dhe i rrjedhshëm në lojë. Dhe kur nuk shënon pëson.

Në minutën e 86-të, Iakovelli i gjendur brenda zonës, shënon me të majtën për 2-0.

Ky moment sjell tension në pankinën e pukjanëve.

SHERRI – Drejtori Viktor Gjoni kapet për një top me trajnerin Marcelo Troisi. Nuk e lë me kaq, por drejtohet edhe nga tifozët vlonjatë, duke ofenduar.

Kjo sjell ndëshkimin e tij me kartonë të verdhë, por edhe reagimin e të pranishmëve të stadiumit. Ndërkohë që për pak sa nuk kaluan në konfrontime fizike, por mendoi policia që të shmangte gjithçka. Në fushë zbresin edhe drejtori Alfred Ferko dhe administratori Sinan Idrizi për të qetësuar situatën. Ndërsa kapiteni Moçka dhe futbollistët kërkojnë nga tifozët të qetësohen.

Pasi situata qetësohet, nis loja dhe gjyqtari jep 9 minuta shtesë. Në limite, dy minuta nga fundi do të vinte edhe goli i dytë i vlonjatëve.

Pas një kundërsulmi të kuqezinjve, Liçaj pranë portës nuk e kishte të vështirë të shtynte sferën në rrjetë. Në Vlorë shpërthen festa në fund.

FL (1)

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"