Françeska Jaçe fshin nga lista Albi Dokën dhe u rikthehet fotove pa të brendshme, tashmë single

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 23:43

Françeska Jaçe fshin nga lista Albi Dokën dhe u rikthehet fotove pa të brendshme, tashmë single

Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, dhe futbollisti 23-vjeçar i Kombëtares, Albi Doka, kanë hequr njëri-tjetrin nga lista në “Instagram”, duke i vënë vulën kështu ndarjes së tyre. 

E direkt pas rikthimit në statusin single, Franceska u është kthyer edhe fotove hot ku poson pa të brendshme poshtë fustanit klas.

Ajo duket shumë e lumtur dhe në formë tashmë. Historia e ish-lojtares së “Big Brother” me futbollistin u zbulua kur ajo në kulmin e pandemisë, postoi një foto nudo artistike në profilin e saj në “Instagram”, foto që nuk mori miratimin nga Albi.

Kaq ka mjaftuar që të vërshonin komentet e shumta, përveç mbrojtësit që aktivizohet në Kroaci te skuadra e Goricës, i cili qëndroi indiferent.

Ndërkohë, Françeska është prej muajsh në një fazë të re të jetës, ku pozat sensuale topless i ka çuar në ekstrem me ato nudo, ndërkohë që provoi një histori të re dashurie, kësaj here me një futbollist.

Ndërsa drejton biznesin e saj, Françeska nuk heq dorë nga fotot e nxehta edhe pse po hyjmë në stinën e dimrit.

Në fakt, asgjë nuk dihej për jetën private të Françeskës deri ditën e ditëlindjes së futbollistit, i cili e festoi në krahët e ish-lojtares së “Big Brother”.

Doka, festoi 23-vjetorin e lindjes, dhe vëmendjen e asaj dite e mori ish-lojtarja e “Big Brother”.

Mbrojtësi mori një urim special teksa u pa në krah të vajzës nga Vlora, shpesh e komentuar për jetën private. Ishte kjo e fundit që publikoi një video të shkurtër në “Instastory” me Dokën, duke i uruar atij ditëlindjen.

Ndërkohë që vetë Doka nuk ka bërë asnjë postim deri tani në “Instagram”-in e tij, ku të pozojë me Françeskën. Futbollisti diskret shquhet për raportet mjaft të afërta me vajzat e ekranit, kryesisht modelet, të cilat duket se janë në shijet e tij.

Në një prononcim për mediet i pyetur për jetën private, Doka u shpreh: “Unë përherë beqar kam qenë”, duke lënë të kuptohet se asnjëherë nuk ka qenë i angazhuar plotësisht në një lidhje dhe se i pëlqejnë lidhjet e hapura, moderne dhe pa qenë e nevojshme të lidhet plotësisht me dikë.

Gjatë periudhës së karantinimit, Doka publikoi në story 2 video ndërsa ndodhej para ekranit të televizorit, duke iu propozuar 2 modeleve me famë botërore, Bela Hadid dhe Nastasia Volf.

Mbrojtësi fillimisht i propozoi modeles Hadid, me një arush të vogël, ndërkohë që më pas ndryshoi mendje duke i propozuar ruses. Natyrisht që kjo ishte një shaka e tij, ndoshta për të fshehur të vërtetën e lidhjes me femrat jetën reale, si dhe për të dëshmuar se ky është tipi i tij.

Natyrisht që preferenca e tij për modelet mbetet e njëjtë, duke qenë se pas Marina Farës, ai po përflitet për lidhje romantike me Françeska Jaçen, të dyja modele “Instagrami”.

Vetë Françeska foli rreth jetës private në kohë pandemie, pasi u tregoi ndjekësve se po flirtonte me një djalë të njohur, duke lënë mister emrin.

Me gjasa fjala ka qenë për futbollistin Doka dhe nuk është çudi të jenë njohur në rrjetin social të “Instagramit” për t’u takuar pas izoimit. “Happy Birhday Champion!” i shkruante Jaçe sipër videos, ku dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe të çlirët për ta shijuar jetën ashtu siç vjen pa komplikime.

Ish-lojtarja e “Big Brother” aktualisht i është dedikuar biznesit të saj (një agjencie udhëtimesh) jetës si modele “Instagrami”, ku shpesh pozon topless dhe historisë së re.

Edhe këtë sezon veror ajo e nisi me një pozë nga pishina, ndërkohë që mori shumë komente e reagime nga ndjekësit.

Por Françeska nuk qëndroi pasive as gjatë izolimit në karantinë, ku nëpërmjet komunikimeve të saj publike me ndjekësit në “Instagram”, tregoi se s’e kishte kaluar aspak keq.

Gjatë një bashkëbisedimi me fansat në “Instagram”, ajo rrëfeu disa detaje nga jeta private. Pyetjet e fansave ishin nga më të ndryshmet, ndërsa Françeska filloi të kthente përgjigje me dy alternativa “e kam bërë” ose “s’e kam bërë”.

Ngacmimit “Je bërë dru me mall?”, ajo iu përgjigj me “po”. Gjithashtu iu përgjigj me “e kam bërë” pyetjes së ndjekësit: “Ke bërë seks në kohë karantinimi?”

Ndërsa pyetjes: “A ke vazhdu me vesh të brendshme?”, ishte një pyetje tjetër, së cilës ajo iu përgjigj me “s’e kam bërë”, duke treguar se nuk i ka aspak në preferencë.

Ndër të tjera ajo tregoi se gjatë kësaj periudhe po flirtonte me një personazh publik, por që zgjodhi ta mbante sekret emrin e tij. Sipas komentuesve flirti kishte evoluar pas daljes nga izolimi dhe Françeska kishte krijuar një lidhje të re, kësaj here me futbollist, moment që e festoi me foto nudo.

Nuk është hera e parë që modelja pozon e zhveshur, duke marrë një lumë komentesh ku nuk mungojnë dhe ata që thonë se ajo po e tepron. Po me paratë si i ka punët?

Së fundi Françeska zbuloi edhe gjendjen e saj ekonomike me postimet në “Instagram”. Teksa publikoi një meme përmes disa fotove ilustruese, ajo tregoi sesi sillet një Bricjap, (shenja e saj e horoskopit) kur mbetet pa para, dhe kur llogaria bankare e saj mbetet bosh.

“Llogaria ime bankare bosh”, shkruante Françeska. Gjithsesi ajo nuk e kaloi keq karantinën pasi publikoi disa foto në Instastory, ku shihej tek shijonte shampanjë dhe cigare nën rrezet e diellit në bregdetin e Durrësit.

E ftuar tek “E diell”, gjatë intervistës me gazetarët e emisionit zbuloi të tjera të pathëna nga jeta e saj e re, tashmë larg syrit të kamerave. Ndërsa në studion e Rudina Magjistarit ajo iu përgjigj pyetjeve për ndërhyrjet që ka bërë, në ‘E diell” foli për pretendimet që ka për partnerin.

Pyetjes se si e do të dashurin që të bëhet burri i saj i ardhshëm, me apo pa para, ajo iu përgjigj: “Po tani edhe pa lekë për ça e do?!”. Vajza nga Vlora u bë e njohur gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother”, vite më parë.

Më pas u komentua për shumë skandale. Ndërkohë që sa i takon dashurisë, le të shohim nëse do të flasë në ndonjë emision diçka për futbollistin që bie në sy për tatuazhet e tij, Albi Dokën.

Ndryshe nga lidhjet e tjera VIP kur marrin fund, ata e fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale pak javë më vonë se të ndaheshin. Ndërkohë, Franceska tashmë po shijon jetën e saj ashtu siç di të bëjë ajo, duke dashur sa më shumë veten!

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"