FOTOMONTAZHI/ Kampioni i botës në 100 metra sprint, Xhekobs zgjedh Kielinin: Më hapi rrugën e fitores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2021 | 14:50

FOTOMONTAZHI/ Kampioni i botës në 100 metra sprint, Xhekobs zgjedh Kielinin: Më hapi rrugën e fitores

Marsel Xhekobs është pa diskutim njeriu i momentit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Italiani bëri një paraqitje fenomenale në garën e 100 metrave, duke u bërë “Axurri” i parë që kualifikohet në finalen e kësaj disipline, për të tronditur më pas botën me fitimin e medaljes së artë.

jacobs

Atleti zbulon se e ka ndier shumë mbështetjen e fortë të tifozëve, ndërsa veçon fotomontazhin me Kielinin, si më të bukurin. “Nuk e prisja gjithë këtë mbështetje nga tifozët. Në pistë jam ndier sikur të isha në stadium për finalen e Europianit Itali-Angli.

haha

Mes shumë fotomontazheve që janë bërë për suksesin tim në finale, më i bukuri dhe ai që më ka bërë të qesh më shumë është imazhi me Kielinin, ku unë jam duke kontrolluar rivalët në finish, ndërsa në krahun tjetër ai mban prej fanelle lojtarin e Anglisë, në mënyrë që unë të dal i pari”, shprehet Xhekobs.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"