FOTO/ Zbulohet maskota e EURO 2024, UEFA kërkon edhe ndihmën e fëmijëve nga Shqipëria: Si ta quajmë?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2023 | 14:29

FOTO/ Zbulohet maskota e EURO 2024, UEFA kërkon edhe ndihmën e fëmijëve nga Shqipëria: Si ta quajmë?

Kur ka mbetur më pak se 1 vit nga Europiani i vitit 2024 që do të mbahet në Gjermani, UEFA ka zbuluar maskotën që do të shoqërojë Europianin gjatë gjithë kohës. Për këtë, është vendosur që të jetë një arush Tedi.

euro 2024

“Teddy Bear” është arushi i njohur në të gjithë botën për shkak të filmave për fëmijë dhe mendohet se origjinën e ka nga Gjermania në filluimin e shekullit të 20. Tedi është zgjedhur pikërisht për të fymëzuar fëmijët që të aktivizohen sa më shumë dhe të kenë një jetë më aktive.

Por, maskota ende nuk ka një emër. Për këtë, UEFA do të presë sepse janë pikërisht fëmijët ata që do ta zgjedhin emrin e maskotës. Të gjithë fëmijët që janë pjesë e programit “Futbolli në Shkolla”, program ky që aplikohet edhe nga FSHF do të kenë mundësi që të votojnë për emrin e preferuar mes 4 alternativave të UEFA-s.

EMRAT E PROPOZUAR:

Albert: Një arush i vogël me ide të mëdha! Shoku i përsosur për çdo tifoz futbolli!

Bernardo: Një arush gjerman i krijuar për skenën globale! Bernardo është gati për ditën e ndeshjes!

Bernheart: Të etur dhe të gatshëm për të bashkuar komunitetin e futbollit botëror në zemër të Evropës!

Herzi von Ber: Një ari i vogël që është me gjithë zemër dhe jeton për dashurinë e lojës!

MASKOT 1 2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"