FOTO/ Në qendër të kritikave për barazimin 3-3 në kampionat, Murinjo përgjigjet në mënyrë thumbuese në rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 19:01

FOTO/ Në qendër të kritikave për barazimin 3-3 në kampionat, Murinjo përgjigjet në mënyrë thumbuese në rrjetet sociale

Trajneri i Totenhemit Hoze Murinjo iu është përgjigjur kritikëve në mënyrë thumbuese pas barazimit të papritur me Uest Hemin në fundjavë në kampionatin anglez, ku skuadra e tij flaku avantazhin 3-0 dhe barazoi 3-3.
murinjo

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, tekniku portugez shfaqet duke mbajtur 3 topa futbolli me logon e kompeticionit të Ligës së Europës. Ai shton se do të tentojë të fitojë me “Spërs”-at Ligën e Europës për herë të tretë.

Kujtojmë që portugezi e ka fituar këtë trofe dy herë në karrierë në vitin 2003 me Porton (kur evenimenti quhaj Kupa UEFA dhe në vitin 2017 me Mançester Junajtid).

“3 topa…3 golat që pësuam nga Uest Hemi? 3 golat e bukur që shënuam kundër tyre? Apo dy Ligat e Europës që kam në xhep dhe e treat që jam gati ta fitoj?”, shkruan portugezi në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"