FOTO/ Ish-basketbollisti i Tiranës dhe këngëtarja e njohur zyrtarizojnë lidhjen, ja destinacioni i zgjedhur për pushimet verore
Ish-basketbollisti Gent Lasku dhe Eneda Tarifa kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale. Këngëtarja ka publikuar një foto krah ish-sportistit në Instagram teksa shijojnë pushimet së bashku.

Në foto, ata pozojnë të shtrirë në shezlong të përqafuar me njëri-tjetrin. Santorini është destinacioni që çifti kanë zgjedhur për të shijuar pushimet e verës.
Gent Lasku është një ish-basketbollist profesionist, i cili ka luajtur për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Teksa të shumtë e njohin për sportist, pak dihej për jetën e tij private.
Bëhet me dije se Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë.
PANORAMASPORT.AL













