Foto/ I përfundon kontrata në “MLS”, lojtari i kombëtares në stërvitje me ekipin e Kategorisë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2018 | 16:34

Foto/ I përfundon kontrata në “MLS”, lojtari i kombëtares në stërvitje me ekipin e Kategorisë Superiore

Nuk kanë kaluar shumë ditë nga përfundimi i kampionatit amerikan të futbollit “MLS”, dhe klubi i shqiptarit Jamir Hyka ka bërë me dije se lojtari nuk është më në planet e ekipit nga USA.hyka

Mesfushori shqiptar është kthyer në Shqipëri për pushime, por pushimet e tij duket se janë stërvitjet që ai bën. Hyka nuk ka preferuar të shpenzojë, por për më tepër ka preferuar të mos humbasë kohë dhe të kthehet menjëherë në stërvitje. Ai ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” ku shihet se mesfushori shqiptar ka dalë në stërvitje me ekipin e Kategorisë Superiore, Tiranën. Në foto shihen qartë dy lojtarët e Tiranës, kapiteni Karabeci dhe Greca.Hyka1

Duket se “Hykaçu” kërkon që të jetë në gjendje optimale në pritje të ndonjë oferte në merkaton e janarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"