Formacioni i mundshëm i Interit/ Fratezi ndez “motorët”, Inzagi pret gola nga Sançez dhe Turam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 13:30

Formacioni i mundshëm i Interit/ Fratezi ndez “motorët”, Inzagi pret gola nga Sançez dhe Turam

Interi e ka grupin e plotë të futbollistëve për ndeshjen kundër Kaljarit, në kuptimin e dëmtimeve sepse realisht mungojnë 2 lojtarë të rëndësishëm si Lautaro Martinez dhe Pavar për shkak të kartonëve të verdhë. Në vendin e francezit do të luajë Bisek, ndërsa prapavija do të formohet me Açerbin dhe Bastonin.

inter inzagi asllani sancez

Në të djathtë pritet që të rikthehet titullar Mateo Darmian, ndërsa pikëpyetjet janë në mesfushë. Hakan Çalhanoglu dhe Barela janë titullarë të paprekshëm për këtë sfidë, ndërsa Mkitarian mund ta nisë nga stoli për shkak se rrezikon të humbasë derbin me një karton të verdhë. Kështu që Inzagi po mendon seriozisht për t’i dhënë një fanellë titullari Davide Fratezit, i cili ka bërë mjaft mirë dhe i futur nga stoli.

Në sulm pritet të luajë dyshja Turam-Sançez. Kiliani ka qenë një armë e fortë e Interit në javët e fundit me klasin dhe teknikën e tij. Trajneri Simone Inzagi pret golat nga ata të dy, në mënyrë që të luajë realisht shanset për të qenë një derbi për titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"