VIDEO/ Egnatia nuk zhgënjen kundër Laçit, rrogozhinasit triumfojnë në Kurbin dhe shkëputen të vetëm në kreun e tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 23:56

VIDEO/ Egnatia nuk zhgënjen kundër Laçit, rrogozhinasit triumfojnë në Kurbin dhe shkëputen të vetëm në kreun e tabelës

Egnatia mundi skuadrën e Laçit me shifrat 1-2 në Kurbin, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Kampionatit Shqiptarë.

Laci-Egnatia

Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dy skuadrat por që në fund pa rrogozhinasit triumfues. Gjithçka u hap në minutën e 23-të kur Melo realizoi me kokë nga një krosim i ardhur nga goditja e këndit, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm të tijve. Gjatë pjesës së dytë, Egnatia u duk që kishte hyrë me një fytyrë tjetër, dhe këtë gjë e provoi kur shënoi dy herë brenda pak minutave, me anë të Ibrahimoglu dhe Montenegros.

Me këtë rezultat tashmë, Egnatia shkëputet në vendin e parë dhe krijon diferencën me 9 pikë nga Vllaznia e vendit të dytë, por që këta të fundit kanë akoma një ndeshje me Teutën për të rikuperuar. Për sa i përket Laçit, ndodhen akoma në vendin e shtatë, 1 pikë larg durrsakëve që kanë ndeshjen për të rikuperuar ndaj shkodranëve.

REZULTATI LIVE | LAÇI-EGNATIA 1-0

23′ Melo / 62′ Montenegro, 69′ Ibrahimoglu

NGJARJET KRYESORE

90+4′ Mbyllet ndeshja në Kurbin, triumfon Egnatia.

90+3′ Karton i verdhë për Dobjanin, për vonesa të lojës.

90+3′ Shansi ideal për Laçin që të kthente baraspeshën. Vjen një krosim nga një godtije standarte që gjen Prodanin, por ky i fundit nuk arrin të godas siç duhet. (VIDEO)

90′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

85′ Pranë golit të barazimit Laçi. Melo shmanget mirë dhe lëshon një “predhë” tokazi, por gjen Prodanin të pozicionuar mirë. (VIDEO)

82′ Karton i verdhë për Fangajn.

80′ Gjatë ekzekutimit të një goditje këndi në radhët e kurbinasve, topi përfundon te Tresa i cili provon me një goditje fluturimthi, por që shkon shumë lart portës.

77′ Qarkullim i topit nga skuadra e Laçit në kërkim të golit të dytë.

73′ Përsëri zëvendësim në radhët e kurbinasve, del Serxho Ujka dhe i lë vendin Qatos.

69′ GOOOOOOOOOL EGANTA! Përmbyset rezultati në pak minuta. Ibrahimoglu lëshon një goditje tokaz nga jashtë zone, duke e bërë të pakapshme për Dajsinanin. (VIDEO)

66′ Del Manellari te Laçi dhe i lë vendin Myrtas.

62′ GOOOOOOOOL EGANTIA! Kombinime të mira nga rrogozhinasit, të cilat nxjerrin të lirë Montenegron që nuk gabon dhe kthen baraspeshën. (VIDEO)

60′ Egnatia kërcënon sërish, këtë herë nga goditja standarte. Krosimi shkon drejt shtyllës së dytë dhe gjen Malotën, ky i fundit godet me kokë dhe Dajko largon në vijën fatale. (VIDEO)

55′ Rrogozhinasit duket sikur kanë hyrë me fytyrë tjetër në këtë pjesë të dytë teksa po tregohen mjaft të rrezikshëm.

51′ Drame tenton goditjen me stil gërshëre por topi shkon shumë lart drejtëkëndorit.

50′ Sërish është Egnatia që rrezikon kurbinasit. Krosime të shumta në zonë duke detyruar vendasit të largojnë topat në vështirsi.

48′ Montenegro shmanget bukur në zonë dhe tenton goditjen, por topi devijohet nga kurbinasit në godtje këndi.

46′ dy zëvendësime në radhët e Egnatias. Dalin Ahmetaj dhe Medeiros në vend të Malotës dhe Doukou.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në Kurbin.

45′ Kemi dy minuta shtesë.

45′ Goditja e parë e rrezikshme nga rrogozhinasit në ktë ndeshje, Montenegro nxjerr të lirë Fernandon në zonë, ky i fundit godet por topi devijohet në goditje këndi. (VIDEO)

41′ Moment i rrezikshm te zona kurbinasve. Krosimi që erdhi nga goditja e dënimit merr drejtimin për te porta e Dajsinanit, me këtë të fundit që detyrohet ta grushtojë me vështirsi.

39′ Laçi tenton të përdor të njëjtën skemë si te shënimi i golit të parë në goditjen e këndit por që kësaj here portieri Dobjani tregohet i vëmendshëm dhe kontrrollon topin.

36′ Kemi dy ndëshkime me karton të verdhë tek Egnatia. Këtë herë janë Ahmetaj dhe Ndreca që iu drejtohet kartoni.

34′ Miqtë provojnë me krosime të shumta në zonë por deri më tani janë larguar të gjitha nga mbrojtja kurbinase.

32′ Laçi tenton kundërsulmin me anë të dyshes Sobouale-Melo, por rrogozhinasit kthehen shpejt dhe ua heqin topin.

30′ Minuta të qeta pas shënimit të golit, Egnatia po provon të ndërtojë aksione sulmuese por deri më tani nuk ka pasur sukses.

27′ Karton i verdhë për Zejnullain pas ndërhyrjes që i bëri Melos.

25′ Egnatia provon skemën nga goditja e dënimit, por krosimi i Aleksit në zonë lë për të dëshiruar.

23′ GOOOOOOOOOOL LAÇI! Pas një ekzekutimi të një goditje këndi, shfaqet i lirë Melo, i cili godet me kokë dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

21′ Sërish faull i Dulis në dëm të Sobouale, vendasit kërkojnë karton të verdhë por nuk është i të njëjtit mendim gjyqtari.

17′ Silva nuk mund të vazhdoj më sfidën kështu që zëvendësohet nga Tresa.

16′ Në tentativë për të kontrrolluar topin, Montenegro shkakton faul në sulm në dëm të Silvës i cili shtrihet në tokë dhe degjohet duke ulëritur nga dhimbjet. Mes lotëve do të detyrohet të dal me barrelë nga fusha e lojës.

13′ Përsëri vendasit tregohen të rrezikshëm. Sobouale pason me takë mbrapa për te Silva por ky i fundit e dërgon shumë lart portës.

10′ Kombinime të mira nga kurbinasit, Melo tenton të driblojë në zonë por në tentativ e sipër shkakton faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

5′ Qarkullime të shumta të topit nga secila skuadër në kërkim të golit të parë të sfidës.

1′ Starton ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Silva, Kurti, Sobouale, Kryeziu, Manellari, Prodani, Kordeiro, Ujka, Mjaki, Dajko. Trajner: Armando Cungu.

EGNATIA: Dobjani, Dulise, Aleksi, Montenegro, Fernando, Ndreca, Zejnullau, Rama, Ahmetaj, Frangaj, Ibrahimoglu. Trajner: Edlir Tetova.

laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"