“Flamurtari duhet të luajë bukur se ka 5 brazilianë”, Troisi thumbon Moçkën: Nuk u tregua profesionist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2022 | 20:09

“Flamurtari duhet të luajë bukur se ka 5 brazilianë”, Troisi thumbon Moçkën: Nuk u tregua profesionist

Marcelo Troisi sheh Flamurtarin e tij përsëri në kreun e Kategorisë së Parë. Por tekniku brazilian i vlonjatëve nuk ka qenë plotësisht i lumtur me barazimin në një fushë të vështirë si ajo e Skënderbeut, që është mes rivalëve për ngjitjen në Superiore.

TROISI

“Një pikë nuk më kënaq, pavarësisht si vajti ndeshja. Në pjesën e parë ne kishim një sistem të gabuar ofensiv. Nuk arritëm dot të rrezikonim portën. Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë. Nuk jam i kënaqur me një pikë, por arritëm të bënim një ndeshje të mirë. Do të shohim ndeshje pas ndeshje çfarë do të ndodhë. Ne duhet të luajmë futboll të bukur sepse kemi pesë lojtarë brazilian në organikë dhe me eksperiencë. Me gërshetimin që kemi mes lojtarëve ne kemi një kontingjent që mund të synojë ngjitjen në Superiore”, tha ai pas sfidës për “Oversport”.

Më pas, ai foli edhe për situatën e Shpëtim Moçkës, i cili sipas asaj që ka zbuluar “Panorama Sport”, nuk shfaqej prej dy ditësh në stërvitje ndaj mungoi edhe në transfertën në Korçë.

“Nuk e dimë pse mungon Moçka. Na tha se kishte një problem dhe ne tani do flasim me të dhe do të shohim çfarë do të bëjmë. Mund ta falim, por ai nuk është treguar profesionist. Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Deri tani nuk kemi një shpjegim se pse ka munguar Moçka”, deklaroi Troisi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"