Flamurtari do të tentojë fitoren sot në “Selman Stërmasi”, Troisi: Ndaj Dinamos nis sulmi drejt kreut!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2022 | 10:36

Flamurtari do të tentojë fitoren sot në “Selman Stërmasi”, Troisi: Ndaj Dinamos nis sulmi drejt kreut!

Flamurtari do të tentojë sot të ndalë Dinamon. Vlonjatët udhëtojnë drejt kryeqytetit me objektivin e qartë, edhe pse mund të mos jetë e lehtë. Për “Panorama Sport”, trajneri Marcelo Troisi e cilëson ndeshje të radhës, por edhe të vështirë përballë një kundërshtari si Dinamo. Por trajneri brazilian i Flamurtarit thotë se të qenit në krye të klasifikimit nuk do të thotë që Dinamo do të ngjitet në Superiore pasi është shumë shpejt dhe se ka edhe shumë ndeshje deri në fund.

TROISI

“Me Dinamon është një ndeshje si të gjitha të tjerat, por luajmë me skuadrën që aktualisht kryeson tabelën e klasifikimit në këtë kategori ku jemi.

Kundërshtari deri më tani nuk ka humbur asnjë ndeshje, megjithatë edhe ne kemi pasur një ecuri të mirë dhe siç e dini nuk kemi pësuar humbje në këto ndeshje të kampionatit që kemi luajtur.

Është si të gjitha ndeshjet e kësaj kategorie. E dimë që nuk do të kemi asnjë ndeshje të lehtë, janë të gjitha të vështira, por duhet të japim maksimumin tonë në çdo takim nëse duam që të arrijmë objektivin që kemi.

Dinamo, siç thashë, është një skuadër që deri tani po ecën mirë në kampionat. Megjithatë, është herët për të dalë në konkluzione pasi ka shumë ndeshje dhe javë në lojë.

Në këtë takim ne do të luajmë njësoj sikundër kemi luajtur në të gjitha takimet, me të gjitha skuadrat që kemi pasur përballë. Skuadra po rritet dhe po ndryshon, kështu që ecimpërpara të gjithë bashkë për tëbërë më të mirën edhe në këtëndeshje të radhës”, shprehet Troisi.

PRITSHMËRITË – Trajneri Marcelo Troisi futet në fushë vetëm për fitore në ndeshjen e sotme.Kreun e pankinës vlonjate nuke kënaq aspak barazimi, pavarësisht se është i ndërgjegjshëm që loja i ka të tria rezultatet.

“Unë asnjëherë nuk kënaqem me një barazim. Kam bindjen se dotë jetë një ndeshje shumë e bukur, pasi luajnë dy skuadra me emër e histori dhe kanë dhënë më të mirën për futbollit shqiptar. Unë respektoj Dinamon sikundër edhe çdo kundërshtar tjetër.

Të jem i sinqertë, dihet që në futboll i kemi të tria rezultatet, por unë gjithmonë kërkoj fitoren. Një pikë në këtëndeshje nuk na çon në krye të klasifikimit. Çdo skuadër ka objektivat e saj dhe janë disa që kërkojnë të ngjiten në Superiore.

Ne na duhet të përpiqemi që të mbledhim sa më shumë pikë për të kapur kreun e klasifikimit, pasi normalisht kemi si detyrim dhe mision ngjitjen një kategori më lart.

Për këtë naduhen vetëm tri pikët në çdondeshje, pavarësisht vështirësive që mund të kemi sepse nukdo të ketë ndeshje dhe skuadra të lehta.

Do të jetë një garëe ashpër, që ne duhet ta përballojmë me dinjitet deri në fundpër të arritur objektivin”, përfundon Troisi.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"