Fjalë lamtumire, mesfushori mediton largimin: Çoj Juven në Champions dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 23:59

Fjalë lamtumire, mesfushori mediton largimin: Çoj Juven në Champions dhe…

“E ardhmja ime në Torino nuk varet absolutisht nga ajo e Alegrit”. Ishte kjo fjalia e parë e lëshuar nga Adrien Rabio, lidhur me pyetjet mbi të ardhmen e tij. Fakti që francezi është shumë i lidhur me trajnerin livornez, futbollisti nuk ka dashur që të hyjë në një debat të tillë, edhe pse nga deklarata e tij, edhe Rabio duket më shumë jashtë sesa brenda Juventusit:

rabio

“Sezonin e kaluar qëndrova, sepse jam shumë i lidhur me këtë skuadër, ndonëse unë në karrierën time si futbollist kam luajtur çdo sezon në Champions, kështu që dua të vazhdoj ta bëj gjithmonë. Prandaj, qëndroj apo jo te Juvja, unë dua që pikësëpari të rikthejmë Juventusin aty ku i takon, pastaj do të vendos se çfarë do të bëj me të ardhmen time.

Në fillim dua të arrijmë objektivat me skuadrën, pastaj do të ketë kohë për të biseduar dhe vlerësuar çdo mundësi për mua”, tha Rabio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"