Fitorja me Vorën në shtëpi, Gugash Magani: Kemi bërë shumë gabime në fazën e parë, objektivi është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 15:56

Fitorja me Vorën në shtëpi, Gugash Magani: Kemi bërë shumë gabime në fazën e parë, objektivi është…

Lushnja arriti një fitore të rëndësishme në garën për “play-off” në Kategorinë e Parë, duke mposhtur me rezultatin 2-1 Vorën në javën e 21-të. Trajneri i lagunorëve, Gugash Magani u shpreh se objektivi është “play off”-i dhe se gjithashtu skuadra ka bërë shumë gabime në fazën e parë, gjë që po e pëson tani.

bandicam 2024-02-18 15-44-53-723

“Ishte një ndeshje me koeficiente të lartë vështirësie, me një skuadër të mirë të financuar, me meritë në katërshen më të mirë të Kategorisë së Parë. Ne luanim gjithçka për gjithçka. Në fund pikët dhe rezultatet janë ato që tregojnë. Sot kemi pasur dhe fat, sepse kemi luajtur me lojtarë më shumë. Canka ka shumë eksperiencë dhe unë e fus përherë në Lushnje. Por kjo nuk do të thotë që nuk do e fus jashtë. ka ardhur nga një dëmtim.

Kundërsulmi ishte vrasës. Aty ndryshuan gjërat. Kundërshtari na vuri në vështirës. Edhe në 2-1, rezultati ishte pozitiv. Po të ishim pak të kujdesshëm, mund ta bënim dhe golin e sigurisë.

Zëvendësimi i Cankës ishte i detyruar, sepse mori një dëmtim në pulpë. Po luante shumë mirë dhe në momente të veçanta e mban topin.

Që të jem i sinqertë, ne nuk kemi një organikë të pasur me lojtarë që bëjnë diferencës. Në fillimin tim të punës te Lushnja, është bërë një rrotacion i lojtarëve. 70% e skuadrës është shpërbërë. Ndërkohë kemi pasur dhe dy dëmtime të rëndësishme. Megjithatë, mund t’iu them vetëm kaq, e rëndësishme është për skuadrën që të na dëgjojë kur flasim për mentalitet fituesi. Po mundohemi që të fusim mentalitetin e fituesit te skuadra. Ne jemi mundur nga të gjitha skuadrat e kreut përveç Vorës. Kjo gjë nuk shkon te karakteri dhe filozofia e lojës time.

Me Korabin është një ndeshje direkt. Është shumë e rëndësishme, por nuk është kjo që e vendos. Korabi është më mirë se ne në shënimin e golave. Ata luajnë për dy rezultate, ne për një. Ndeshja është e vështirë, por ne do shkojmë për ta fituar. Ne do luftojmë deri në fund për zonën e ‘play off’-it dhe nëse jemi aty deri në fund, do të jetë një kampionat pozitiv për skuadrën, por normal për mua.

Kemi lënë shumë pikë rrugës. Arsyet janë të shumta. Ne jemi një skuadër e re në përbërje. Kemi gabuar në fillim dhe këto janë të gjitha pasojat e fazës së parë”, tha Magani për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"