Fitorja me Egnatian karikon shijakasit e Erzenit, mbijetesa më afër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 23:42

Fitorja me Egnatian karikon shijakasit e Erzenit, mbijetesa më afër

Ajo fitore e bukur në “Arenën e Demave” kundër Egnatias, falë golit të Agim Zekës, ka bërë që shijakasit të besojnë më shumë te mbijetesa në Superiore. Ata mbeten në vend të parafundit edhe pas fitores që mungonte prej javësh, por tani Teuta është vetëm 3 pikë para dhe Laçi vetëm 4 pikë para.

Erzeni

Në gjashtë javë të mbetura në kampionat gjithçka mund të ndodhë dhe Erzeni do të luajë “kartat” e veta, duke nisur që nga ndeshja e kësaj fundjave me Dinamon. Jo vetëm matematika, janë të gjithë mundësitë që shijakasit të qëndrojnë në elitën e futbollit shqiptar me ndihmën e ndeshjes shtesë. Fakti që Erzeni dominoi kundër një skuadre si Egnatia, që kryeson kampionatin që në fillim të tij, do të thotë se mund të mposhtë çdo kundërshtar.

Trepikëshi i së hënës e ka rritur shumë moralin në kampin shijakas, por të gjithë e dinë shumë mirë se përpara janë edhe 6 finale. Nëse skuadra e trajnerit Deliallisi gabon me Dinamon, zhvlerësohet edhe ajo fitore që u arrit kundër Egnatias.

ERALD DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"